Home KRYESORE Marko Bello apel per ceshtje ambientale!

Marko Bello apel per ceshtje ambientale!

Nga Marko Bello

Lajmet nga kronika e zeze qe lidhen me vrasjet, grabitjet, rrahjet, mbjelljen dhe tregtimin e lendeve narkotike duket sikur kane eklipsuar probleme te tjera te mprehta, me te cilat po ballafaqohet Shqiperia ne keto vite te nje tranzicioni qe nuk mbaron kurre.

Ka kohe qe raporti midis njeriut dhe natyres eshte prishur keqazi ne vendin tone, ndersa masat sporadike per te ndalur demtimet e medha te flores dhe faunes nuk po arrijne ta shmangin degradimin e metejshem te kesaj gjendjeje.

As edhe moratoriumi per ndalimin e prerjes se pyjeve nuk ka bere te mundur frenimin, dekurajimin dhe nderprerjen e masakres me pyjet anembane vendit. Aq e madhe eshte grykesia per te fituar, sa qe asnje ligj, asnje norme, apo strukture ligjzbatuese dhe ndeshkuese nuk po arrin te shpetoje shpyellezimin galopant te territorit.

Prerjes pa kriter nuk i ka shpetuar as Mali i Munelles ne zonen e Mirdites, i njohur si strehë e shumë kafshëve të egra, sidomos e Rrëqebullit të Ballkanit, një ndër llojet më të rralla të faunës në vend, por qe po shkatërrohet dita-ditës.

Share: