Nga Refik HASANI
Shqiptarët në Mal të zi, në Krahinën Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe Shqiptarët në Maqedoni ende nuk kan arritur të mendojn dhe të veprojn drejtë politikisht.
Zgjedhjet shkojnë e vijnë kurse në këto tri shtete Shqiptarët nuk po arrijnë të mësojnë alfabetin e parlamentarizmit për të fituar atë që ju takon,atë që mundë të fitojnë ulëse nëpër Parlamentet Nacionale të këtyre shteteve.
Për të fituar ulëse në Parlamente Nacional vetëm përmes një unifikimi,koordinimi dhe vetëm përmes një platforme të debatuar e të shtruar drejtë mundë të fitohet fuqi politik dhe ndikim në vendimmarrje.
Pa harruar asnjë herë edhe shqiptarët që jan në Krahinën e Qamërisë. Në mos arritjes së një fuqie politike,me ndikim dhe peshë nëpër këto Parlamente Nacionale të katër shteteve, nuk mbetën pa fajë Tirana dhe Prishtina zyrtare.
Besojmë që tani ka ardhe koha që të shqyrtohet seriozisht dhe nga qarqe të intelektualëve dhe nivelit Akademikë e shkencor qasja dhe roli i Tiranës e Prishtinës zyrtare që të reflektojnë për në shqiptarët në këto katër shtete dhe në diasporë të shpërndarë gjithandej globit.
Tirana dhe Prishtina zyrtare, nuk mundë të qëndrojne indiferent e do të duhej ndërruar diskursi politik, qëndrimi ndaj mënyrës së pjesëmarrjes së bashkëkombësve nëpër zgjedhje përmes listave të përbashkëta në katër shtetet dhe në diasporë.
Fajin që shqiptarët asnjëherë gati pas periudhës më të re të viti 1999 e këndej nuk po arrijnë të marrin pjese përmes votës së lirë ne ulëset e Parlamenteve Nacionale që ju takojnë dhe kete gjë e kane pashmangshëm edhe Tirana dhe Prishtina zyrtare.