Prej vitesh Edi Rama njihet për mënyrën e veçantë në veshje. Për këtë të fundit është diskutuar nga mediat serbe pas shfaqjes në Forumin për Sigurinë në Beograd ku prezent ishte edhe homologu serb Aleksandër Vuçiç,
Gjëja e parë që ra në sy ishin këpucët që kishte zgjedhur. Edhe pse i veshur me kostum, Rama poshtë kishte mbathur atlete në vend të këpucëve serioze, madje ato ishin dhe me thembër të bardhë.
Mjaft vëmendje ka tërhequr dhe kravata që kishte zgjedhur në këtë takim më lule dhe ngjyra.