Home KRYESORE Meta mban pezull Ramën: Për koalicionin me PS-në vendosin forumet e partisë

Meta mban pezull Ramën: Për koalicionin me PS-në vendosin forumet e partisë

Pyetje “1 milion dollareshe” eshte tashme a do të jenë Ilir Meta dhe Edi Rama sërish bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Askush nuk di ta thotë me siguri, por me sa duket ka një tendencë të Metës për ta mbajtur pezull aleatin e tij te madh fizikisht dhe politikisht Edi Rama

Kjo kuptohet edhe së fundi në një intervistë të kreut të LSI-së për radion e jashtme të Kinës CRI në Shqip. I pyetuer për koalicionin me PS-në, Meta thotë se këtë do ta vendosin forumet e partisë.

“Përsa i takon çështjes së koalicioneve në të ardhmen ato do të vendosen nga forumet respektive të forcave politike. Për ne është e rëndësishme të shtojmë kontributin për stabilitetin e vendit, për reformimin e tij dhe në këtë drejtim dihet që kontributi i LSI është në rritje”, u shpreh Meta.

Share: