Home KRYESORE Lajme të këqija për ju që keni iPhone 4

Lajme të këqija për ju që keni iPhone 4

Edhe pse Apple ka nxjerrë në treg iPhone 7, shumë njerëz kanë përzemër llojet e tjera të kësaj marke.

Por, për të gjithë të pasionuarit pas iPhone 4, kemi lajme jo të mira pasi ky telefon do të konsiderohet një pajisje e vjetër. Sipas raportimeve, ky model do t’i shtohet listës së produkteve obsole të Apple.

Gjiganti i teknologjisë, konsideron si “të vjetra” ato produkte që nuk janë prodhuar më për më shumë se 5 vjet, ndërsa obsole konsideron çdo gjë që nuk ka patur më vijimësi më shumë se 7 vite.

Apple ofron shërbim të kufizuar për produktet që i konsideron të vjetra, ndërsa për ato që i quan obsole nuk ofron asnjë shërbim.

Prandaj, ju që keni iPhone 4 ndoshta ka ardhur koha që të merrni një smartphone tjetër.

iPhone 4 u hodh në treg në vitin 2010 dhe u pasua nga iPhone 4S në 2011 –ën. Apple ndaloi së prodhuari iPhone 4 në vitin 2013./360grade.al

Share: