Pas Blushit largohet edhe Hafizi: Nuk jam më pjesë e PS-së. Largimi i Mimoza Hafizit nga Partia Socialiste duket të jetë hapi fundit drejt krijimit të një partie tjetër të qendrës të drejtuar nga Ben Blushi.
Hafizi dhe Blushi kanë organizuar një takim me simpatizantët e tyre në orën 18:00 ku të pranishëm kanë qenë edhe emra VIP nga bota e artit siç është edhe tenori Agim Hushi dhe shumë pedagog të njohur.
Burime për Perqasje nga ky takim konfirmojnë se Blushi dhe Hafizi janë në ditët e fundit të organizimeve dhe pritet që ta shpallin partinë në dhjetë ditët e para të nëntorit.