Home KRYESORE Mos e anatemoni Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Mos e anatemoni Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Nga Azem Parllaku

E lindur në një terren të pushtuar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte ajo e cila, bëri protestën e madhe shqiptare për liri, duke e realizuar misionin për të cilin u krijua.

Nga një analizë e përgjithshme e veprimtarisë së saj, konstatohet se, ajo u organizua dhe veproi, duke patur parasysh traditën luftarake të popullit shqiptar, si dhe përvojën e pasur botërore të luftës partizane.

Lëvizja ushtarake në Kosovë në vetvete ishte krejtësisht e një rryme idealistësh. Një numër i madh i tyre, ishin radikalizuar, sidomos të rinjtë, deri në atë pikë sa ishin të gatshëm për një luftë të armatosur.

Kur forcat serbe, në fundin e shkurtit 1998, vendosën të godasin UÇK-në me qëllim të shfarosjes së saj, posaçërisht në rajonin e Drenicës, tek opinionbërësit ishte krijuar besimi i plotë se do të ishte punë e lehtë të mundeshin ushtarakisht kundërshtarët e vetëm të Millosheviçit.

Pas sulmit në Prekaz, në retrospektivë, është ende e vështirë të kuptohet plotësisht se si u bë e mundur për të mbledhur, organizuar dhe armatosur rreth 20 mijë luftëtarë të UÇK-së, në pranverë dhe verë të vitit 1998.

Që nga fillimi i luftimeve deri aty nga Korriku i vitit 1998 u zbatua më së miri, taktika partizane “godit e largohu” dhe “kap pozicione dhe mbaji ato”. Nëpërmjet kësaj taktike u mundësua kapërcimi i epërsisë së kundërshtarit, dhe u ruajtën forcat për operacionet në vijmësi.

Shpallja e “territoreve të lira” dhe bllokoi disa nga rrugëve kryesore, shtronte si detyrë parësore rritjen e përpjekjeve për forcimin e aftësive mbrojtëse të efektivave të saj në këto territoret e kontrolluara, si dhe një element shumë të rëndësishëm, atë të përmirësimit të nivelit të komandim-drejtimit, shpërndarjes së drejtë të forcave dhe mjeteve, mbylljes së drejtimeve më të kërcënuara, fortifikimit dhe aftësimit luftarak të grupeve dhe individëve.

Në këto momente Shtabi i Përgjithshëm i UCK-së udhëzonte përsosjen e funksionit të drejtimit të formacioneve të armatosura, të dhënies e marrjes së urdhërave, të mirëorganizimit të kontrollit për zbatimin e tyre, disiplinimin e realizimin me efektivitet të planit ushtarak, dhe zgjerimin e mëtejshëm të mbështetjes popullore.

Manovra e tërheqjes me luftim rezultoi shumë efikase në veprimet në vazhdim deri në fazën e fundit të luftës, kur dhe goditjet ajrore të Aleancës po jepnin efektin e padiskutueshëm të tyre, e me ndikim në taktikat dhe mënyrat e reja të luftimit.

Pikërisht në këtë fazë UÇK pësoi një sërë ndryshimesh cilësore, dhe ajo pothuajse u shndërrua në një ushtri të rregullt, duke marrë jo vetëm nismat taktike, por dhe atë operative e strategjike.

Ndërkohë që trupat ushtarake serbe nën presionin e Aleancës filluan të tërhiqen, taktika e luftës partizane u ndërthur dhe me atë frontale, si formë lufte e cila përshtatej rrethanave të krijuara. Në këto rrethana repartet dhe njësitë e UÇK-së, mjndën të spastronin territorin nga forcat serbe, duke zhvilluar luftime me formacione të hapura, të cilat synonin rrethimin dhe asgjesimin e kundërshtarit me metodën e “asgjesimit të tij pjesë pjesë”.

Me gjithë përpjekjet për të fituar epërsinë në forca dhe mjete në pikat kryesore të goditjes, shpeshherë kjo epërsi bazohej jo në numrin e forcave dhe mjeteve, por sidomos e më së shumti në faktorë të tillë si, mbështetja në popull, morali i luftëtarëve, goditjet e befasishme, shfrytëzimi me mjeshtëri i terrenit, shfrytëzimi i kushteve të pamjes së kufizuar, etj.

Përtej trajtave, parimeve dhe rregullave të doktrinës ushtarake, të cilat e provuan veten me vlerat që dhanë në luftime të ndryshme lufta e armatosur për clirimin e Kosovës e përqas UÇK-në dhe rolin e saj të padiskutueshëm dhe në rrafshe të tjera si ato më poshtë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nxori shqiptarët nga letargjia dhe iluzioni se, Liria, nuk mund të fitohej ndryshe përvecëse me luftë.
Në këtë rilexim të të dikurshmes, me ose pa hir, është qartësuar mendimi se;

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm për zhvillimin kombëtar, atë rajonal, pse jo dhe global

Share: