Home KRYESORE Mund te ishte masakra e radhes/ 34-vjeçari u kthye me kallash në...

Mund te ishte masakra e radhes/ 34-vjeçari u kthye me kallash në lokal

Policia e Vlorës ka prangosur një 34-vjeçar, pasi i ka drejtuar armën drejt një personi me të cilin është konfliktuar për ta vrarë.

Mësohet se Dashamir Zeneli, banues në fshatin Kuç, Vlorë, duke qenë nën efektin e pijeve alkoolike, është konfliktuar në një lokal të fshatit Kuç, me personin me iniciale V.L., 44 vjeç, banues në të njëjtin fshat dhe si pasojë ka tentuar t’i drejtojë një armë zjarri të llojit “Automatik model 56” (me 2 fishekë në krehër) për motive të dobëta.

Polici ka ndërhyrë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, është gjetur një tjetër armë zjarri tip “Shars” (me 30 fishekë në krehër).

Share: