Home KRYESORE FAZA TJETËR E DHUNËS POLITIKE NË TURQI?*

FAZA TJETËR E DHUNËS POLITIKE NË TURQI?*

Nga Michael RUBIN

Kanë kaluar pothuajse tre muaj që nga tentativa e grushtit të shtetit të dështuar në Turqi. Ngjarjet e 15 korrikut në një farë mënyrë ishin të parashikueshme, megjithatë duhet theksuar se ato shënojnë një kthesë të rëndësishme në historinë moderne të Turqisë. Gjithsesi, do të ishte krejtësisht e gabuar, nëse tentativa e grushtit të shtetit, do të analizohej si një ngjarje e veçantë dhe e shkëputur nga kronologjia e ngjarjeve. Turqia, në fakt ka përjetuar dy grushte shteti, por do të ketë dhe një të tretë dhe grushti i shtetit i rradhës, i cili mund të jetë shumë më i dhunshëm, dhe me shumë gjasa mund t’i kushtojë jetën Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan.

Tentativa e parë e grushtit të shtetit me 15 korrik 2016, ishte një përpjekje e dështuar dhe e ngathët. Ndërsa Erdogani deklaroi se tentativa e dështuar e grushtit të shtetit “ishte një dhuratë nga Zoti”, pasi kjo tentativë i mundësoi atij një justifikim për të spastruar armiqtë e tij realë dhe imagjinarë, zanafilla e hershme të grushtit të parë të shtetit mbetet ende e errët. Erdogani menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit, akuzoi direkt ish-aleatin e tij të dikurshëm, tashmë rivalin e tij, Fethullah Gylen dhe lëvizjen e tij, të cilin Erdogani e quan Organizata Terroriste Fethullah (FETO).

Provat e paraqitura nga Erdogan, në median turke dhe pranë qeverisë amerikane, janë thjesht dyshime dhe prova rrethanore të prezantuara si prova. Dani Rodrik, profesor në Universitetin e Harvardit dhe dhëndrri i një gjenerali të shquar turk, paraqiti argumentin më koherent se si dhe pse mund të kenë qenë të përfshirë ndjekësit e Gylenit. Rodrik prezantoi një rast bindës, por gjithsesi, duhet bërë kujdes me konkluzionet, sepse informacionet që ai anashkalon mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në përfundime, sepse duke përkufizuar konkluzionet bazuar në llogjikën se kush përfiton më shumë, ato gjithmonë triumfojnë mbi pasojat e padëshiruara, ndërsa ngjaret marrin tjetër rrjedhë.

Sipas meje, ndërsa disa pasues të Gylenit kanë marrë pjesë dhe mund edhe të kenë patur dijeni paraprake, atyre u janë bashkuar dhe disa prej oficerëve (ushtarakëve) kemalistë. Ka mjaftueshëm fakte, se jo të gjithë në shërbimin e inteligjencës turke (shërbimeve sekrete) dhe madje edhe brenda qarqeve të elitës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim [AKP], i kanë duart e pastra. Gylenistët thjesht u bënë koka turku, të domosdoshëm për sëmundjet që pasuan. Kushdo që në fund të fundit qëndronte pas grushtit të shtetit – dhe, ndryshe nga grushtet e shtetit të së shkuarës në Turqi, kjo mbetet e paqartë – është mëse e sigurtë që Erdogani kishte dijeni për grushtin e shtetit disa orë përpara se të ndodhte.

Grushti i dytë i shtetit ishte “outogople” (vetë-grusht shteti) i Erdoganit. Ky grusht shteti i tij, në fakt ishte ka qenë shumë herë më shkatërrimtar për strukturën dhe demokraticinë e Turiqisë, se sa vetë ngjarjet e 15 korrikut. Në një analizë timen në shtator 2016 për “Commentary”, kam analizuar zhvillimin intelektual dhe lojën e fundit të Erdoganit. Mjafton që të them, ndonëse nuk është aspak e këndshme, por zhvillimi intelektual i Erdoganit dhe zgjuarsia apo njohuritë praktike të politikës makiaveliste e kanë çuar atë deri në këtë pikë.

Ajo që shumë pak njerëz e thonë hapur, por që sigurisht kanë filluar ta përshpërisin (mërmërisin), në horizont duket një grusht shteti i tretë i mundshëm. Ndërsa Erdogani i ka dhënë fund aleancës së tij të gjatë me Gylenit në vitin 2013, lideri turk nuk ka qenë pa aleatë. Në këtë pikë, është interesant rasti i Sedat Peker. Një ultra-nacionalist, Peker supozohet dhe është përfolur jo pak që mund të jetë mafiozi më i fuqishëm i Turqisë. Ai u arrestua gjatë komplotit “Ergenekon” dhe u dënua me disa vite burg, por ishte ndër të parët që u lirua, madje dhe përpara se të ngriheshin akuzat dhe rasti i tij u ekspozua si mashtrim.

Background-i kontroversial (i diskutueshëm) i Peker kurrë nuk ka qenë një pengesë për Erdoganin që të shoqërohet dhe të bashkëpunojë me të, megjithatë. Gylenistët mund të kenë një rrjet të gjerë, por lidhjet e Peker thuhet se janë po aq të fuqishme. Dhe ndërsa Erdogani e ka përdorur një herë rrjetin e Gylenit për të bërë punët e tij të pista, është pa aq e mundshme që Peker dhe të tjerë si ish-zyrtari i Partisë Rruga e Drejtë (DYP-së), Mehmet Agar (i cili gjithashtu ka një të kaluar ndërlikuar, por ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me Erdogan) tani mund të besojnë se ata janë duke e përdorur Erdoganin për të bërë punët e tyre të pista. Megjithatë, ndërsa Erdogani ka në shënjestër Gylenistët, kurdët etnikë, liberalët, feministër dhe opozitën politike, ai është duke eleminuar jo vetëm armiqtë e tij, por njëkohësisht dhe armiqtë e Peker dhe aleatëve të tij më të ngushtë.

Së afërmi, pyetja kryesore që kërkon një përgjigje është kjo: Nëse as Erdogani, dhe as disa prej figurave më të errëta të mafias turke dhe shtetit të thellë (derin devlet) nuk e tolerojnë më konkurrencën, çfarë do të ndodhë kur Erdogani dhe mafia turke të jenë të vetmet fuqi reale të mbetura? Nëse do të ketë një konfrontim, a do të jetë i dhunshëm?

Aspektet negative të konsolidimit ekstrem të pushtetit siç e ka arritur Erdogani, largimi i tij krijon një vakum të madh. Erdogani ka marrë një Turqi thellësisht të polarizuar dhe e ka vendosur në një tenxhere me presion. Në kushtet e mungesës së një konkurrence normale politike, e cila (konkurenca normale politike) shërben për të shkarkuar presionin e krijuar, dhuna vdekjeprurëse politike është mëse e mundshme.

Natyra e shtetit të thellë (shteti i padukshëm/errët) është se ai depërton në të gjitha fraksionet politike dhe etnike, si është demonstrimi i skandalit të “Susurluk” në vitin 1996. Nëse Erdogan vritet – dhe do të ketë përpjekje – pjesa e mbetur shteti i thellë (shtetit të padukshëm/errët) turk do të jetë më i predispozuar dhe i avantazhuar për të mbushur vakuumin e krijuar. Në përgjithësi, Peker dhe shokët (bashkëudhëtarët) e tij nuk kanë gjasa për të lënë mënjanë ambiciet apo ideologjitë e tyre. Edhe nëse Peker nuk do të dojë të mbajë frerët formalë të shtetit, ai ka lidhje të mjaftueshme me politikanët veteranë turq, për të vendosur një figurë në pallatin presidencial. Erdogani mund të besojë se ai është sulltani, por, në të vërtetë, ai tashmë mund të jetë një i vdekur që ecën (dead man walking).

* http://www.aei.org/publication/the-next-phase-in-turkeys-political-violence/

Share: