Besnik Mustafaj, ish –ministër i jashtëm i qeverisë Berisha, ish mik dhe bashkepunoter i afer i Sali Berishes, tropojan si Sali Berisha, i rikthyer në PD pas 6 vjetësh mungesë, mendon se prezenca e Berishës e dëmton Lulzim Bashën.
Ne fakt, pas nje mungese te gjate, Mustafaj u pa aktiv ne zgjedhjet për bashkinë e Dibrës, që PD i humbi thellë. Foli për një rikthim për shkak të shpresës që po ngjallte partia më e madhe e opozitës, por i la vetes kohë për të parë se cfarë do të ndodhë deri në zgjedhjet e ardhshme.
Por duket se gjatë kësaj kohe ai s’ka ndërmend të rrijë vetëm në pritje. Mustafaj i sugjeron Lulzim Bashës që ta largojë hijen e Berishës nga partia. Mustafaj si njohes i historise poltike europiane I kërkon Bashesh të marrë si shembull kancelaren Merkel, që i tha paraardhësit të saj, Helmut Kohl, të ikte nga partia.
Sipas Mustafajt, drejtimi i PD në këtë periudhë ka qenë i vështirë sa për faktin se Berisha vazhdon të ketë influencë në këtë parti, po ashtu edhe shkak të mënyrës se si u zhvilluan zgjedhjet në parti pas largimit të tij.
“Unë besoj se ka qenë shumë e vështirë të drejtosh Partinë Demokartike në këtë periudhë. Ka qenë shumë e vështirë për arsye të ekzistencës së Sali Berishës. Unë menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2013, publikisht kam kërkuar që të zgjatet tranzicioni dhe të fillojë një garë brenda Partisë Demokratike. Të fillonte një garë e vërtetë, le të ishte 6 muaj, pasi PD –ja do të drejtohej ngan jë triumvirat i caktuar. Unë besoj që Basha do të fitonte, por gara do të ishte stërvitja e domosdoshme që ai ta merrte me një siguri më të lartë në vetvete drejtimin e Partisë Demokratike. Duke e marrë me një siguri më të madhe, do të arrinte t’i tregonte kufirin Sali Berishës. Në shkrimet e mia kam thënë se ajo që Basha duhet të bënte me Berishën, duhet të ishte ajo që bëri Merkel me Kohl. Merkel ishte një produkt shumë më laboratorik i Helmut Kohl, sesa Basha i Berishës. Sepse Merkes, një femër nga Gjermania Lindore të merrte CDU –në, partinë konservatore më të madhe në Europë, mund të kalonte vetëm duke ia dhënë ccelësat Helmut Kohl. Ai e bëri. Në fund të fjalës së parë të saj, ajo i tha Kohl-it: Nuk ke më punë në parti! Është e njëjtë me atë që thotë Frojdi: të vrasësh babain”, u shpreh Mustafaj në një bashkëbisedim me studentët e UET.
Lapsi.al shkruna se mMosndarja e tij nga Berisha – sipas Mustafajt – e ka vënë në dyshim rolin e Bashës si lider i vërtetë i PD. Për ta ilustruar këtë përfundim, ish –ministri i Jashtëm merr shembull sulmet që i bën Bashës në këtë drejtim kryeministri Rama.
“Basha duhet ta bënte këtë gjë. Basha për shumë arsye nuk e ka bërë publikisht këtë dhe e gjithë lufta që i bëhet nga kundërshtarët, i bëhet për këtë arsye. E keni parë se sa herë që flet Basha, kryeministri thotë “dua të flas me të vërtetin e PD –së”, që i referohet Berishës. Është kjo një tentativë e Ramës për ta paraqitur Bashën si një lider fals, një lider rezervë dhe për t’ia zvogëluar autoritetin. Kjo nuk i ka bërë mirë Partisë Demokratike, opozitës dhe sigurisht nuk i ka bërë mirë Lulzim Bashës. Po runë besoj se Basha po përpiqet me një shpejtësi optimiste. Personalisht do të preferoja që Berisha të rrinte me qytetarin e tij dixhital shumë të dobishëm dhe ta linte që të piqej, ose të vihej realisht në provë Lulzim Basha ”, qartesoi Mustafaj në një bashkëbisedim me studentët e UET.
Mustafaj nuk është i vetmi zë, që në këto tre vjet opozitë të PD, i kërkon Bashës të ndahet nga Berisha, influenca e të cilit mbetet shumë e fortë.
Vetë Berisha ka mohuar që ai të jetë vendimmarrës në parti. “Unë jam vetëm deputet, vendimet i merr kryetari dhe forumet e partisë”, është dëgjuar të thotë ai disa herë publikisht, kur është pyetur për ndikimin që vazhdon të ketë në PD.
Vetë Basha, në mënyrë të moderuar, ka tentuar të tregojë në publik një tjetër PD nga ajo e Berishës. – “Raporti im me të (Berishën) është raporti me liderin historik të së djathtës, raporti me njeriun që nxorri Shqipërinë nga izolimi dhe që dha aktin vullnetar të largimit me dëshirë nga drejtimi i Partisë Demokratike. Vendimet në PD i merr në përgjegjësi të plotë i biri i Xhelal Bashës, Lulzim Basha”, eshte shprehur Basha para pak ditësh.