Home KRYESORE Nikollaq Neranxi denoncon gafën e Milena Haritos me Himaren

Nikollaq Neranxi denoncon gafën e Milena Haritos me Himaren

Nga Nikollaq Neranxi

Zonja ministre Milena Harito,

nga duhet t’i biem per te shkuar ne Himarë?

Duke qene pjese aktive e shoqerise civile ne Himare, shohim qe banoret e zones po i ndajne gjithnjë e me shume problemet e tyre me ne, shoqatat e Komunitetit Himarjot, meqe dera e Bashkise tashme eshte ekskluzivitet vetem i grabitesve te pronave tona.

Shqetësimi i fundit qe ata shtrojne, eshte se turistet e huaj te cilet duan te vijne ne Himarë, nuk dine nga ti bien rruges! Nese ju do te shkoni tek Google Maps dhe do klikoni distancen Vlore-Himare me makine, do t’ju dale 103 km dhe koha 3 ore e 51 minuta! Pra, turisti nuk duhet ti bjere nga Llogaraja sipas Google, por nga lumi i Vlores!

Ky fakt zonje e ka demtuar turizmin e Himares, sepse ka krijuar çoroditje, bile edhe tek ata qe kane qene edhe me pare aty si turiste.

Nuk dua te akuzoj askënd per momentin, por ne emër te Aleancës per Mbrojtjen e Pronës se Bregdetit, i bejme thirrje Ministrisë se Inovacionit dhe ministres Harito, qe ta korrigjoje sa me pare këtë lapsus.

Nese nuk korrigjohet, atehere na lind e drejta te mendojme se kjo eshte bere me qellim dhe si pjese e planit ogurzi për te zhbere Himaren dhe natyrisht ne nuk do te jemi indiferente para ketij fakti.

Nese nevojitet padyshim qe do i drejtohemi edhe rrugës ligjore dhe te kerkojme pergjegjesine dhe cdemtim ndaj bonreve te qyetetit tone turistik.

PS: Ministrja Milena Harito ne Wake Up ne Top Channel duke komplimentuar punen e qeverise ne bashkepunim me Google

fb_img_1476707752254

Nikollaq Neranxi, Aleanca për Mbrojtjen e Pronës se Bregdetit

Share: