Home KRYESORE Nishani u jep titullin “Martir i Demokracisë” 67 ish-ushtarëve të Ballit

Nishani u jep titullin “Martir i Demokracisë” 67 ish-ushtarëve të Ballit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u ka akorduar titullin “Martir i Demokracisë” 67 ushtarëve të Ballit Kombëtar, të pushkatuar në vitin 1943.

Ceremonia u zhvillua ditën e premte në Divjakë të Lushnjës, në ditën e 73-vjetorit të masakrës. Ka qenë sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Florian Nuri, i cili ka dorëzuar dekoratat në emër të institucionit të Presidentit të Republikës.

Ky titull u akordua me motivacionin:

“Me mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë ata burra nacionalistë e të pamposhtur që luftuan për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe të vëllazëruar. Në shenjë nderimi për rezistencën e tyre të paepur, deri në sakrifikim, kundër instalimit të regjimit komunist diktatorial në Shqipëri”.

LISTA E TE DEKORUARVE

Ndoni Sako
Fani Trungu
Gori Todi
Jani Gjeka
Jorgji Gjoni
Jorgji Lala
Kozma Zhuka
Ibrahim Luzha
Nasi Zhuka
Koli Tashi
Kristo Shkoza
Loni Bita
Llazi Prifti
Lili Shkoza
Mihal Bita
Nasi Janko
Nasi Sako
Nasi Zaho
Perikli Prendi
Pali Zaka
Ristan Bani
Simon Gjini
Stefan Prendi
Todi Gjurgji
Vasil Përboti
Myslim Bedalli
Bajram Jeshili
Mehdi Pirra
Ruho Nako
Hysen Dupi
Latif Karafili
Muharrem Meshani
Bajram Bilbili
Ismail Koçiu
Isuf Buzi
Ramazan Kofsha
Shefik Tota
Gori Lala
Ndin Ndoni
Gaqo Ndoni
Beqir Cani
Sabri Bullari
Tafil Lluzha
Ibrahim Lluzha
Haxhi Sina
Shemsi Arapi
Cen Arapi
Haxhi Murrizi
Kadri Murrizi
Hysen Murrizi
Ismail Murrizi
Trifon Gjeko
Alush Kasemi
Met Kasemi
Asllan Vrapi
Elmas Xhepa
Arif Muça
Rakip Xhepa
Bajram Pepa
Shaqir Sula
Çaush Xhepa
Hysen Ismaili
Shyqyri Leka
Arif Halili
Trifon Gjoni
Shaban Sina
Ram Koçi

Share: