Home KRYESORE Patozi: Rama nuk do lërë ngjalë pa ngrënë për pushtet

Patozi: Rama nuk do lërë ngjalë pa ngrënë për pushtet

Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend deputeti demokrat Astrit Patozi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qëllimisht po zvarrit reformën zgjedhore për të mos realizuar në vitin 2017 numërimin elektronik.

“E di që do ta tundësh edhe për ca kohë flamurin e reformës për drejtësi. E di që do të përpiqesh të përfitosh sa mundesh prej efekteve të saj, e di që nuk do të lësh ngjalë pa gëlltitur dhe gjë tjetër në këtë tokë pa bërë për të qëndruar në pushtet.

Por sido që të vërtitesh, nuk do ta shmangësh dot sfidën për rikthimin e zgjedhjeve normale në Shqipëri. Nuk po e përdor atë termin të lira dhe të ndershme të ODIHR-it, se më duket fjalë shumë e madhe. Në këtë pikë kemi mbërritur”.

Sepse nuk e ke problemin vetëm me Partinë Demokratike, e cila natyrisht që ka lindur, është dhe do të mbetet parti e madhe. Por e ke me shumicën e shqiptarëve, që duan të jetojnë në një vend normal.

Ata janë në të gjitha rastet më shumë se Partia Demokratike, madje edhe se opozita në tërësi, po të doni. Dhe ka vetëm dy mënyra që zgjedhjet të rikthehen. Ose nga brenda, ose nga jashtë kësaj salle. Uroj shumë që të zgjedhësh mënyrën e parë. E ke vetë në dorë”,- tha Patozi./mapo.al

Share: