Duket se ka zgjatur diku tek 120 minutat apo thjesht dy orë takimi mes Kryeministrit edi Rama dhe Kreut të Kuvendit, Ilir Meta kete here në zyrën e këtij të fundit.
Takimi formalisht vjen një ditë para mbledhjes së seancës plenare në Kuvend. Herën e fundit që u takuan Rama dhe Meta ishte tre javë më parë, kur ligji për importin e mbetjeve pritej të kalonte për votim në Kuvend dhe takimi u realizua ne zyren e kryeministrit.
Ende nuk dihet se përse kanë diskutuar palët, por pjesë e diskutimit mund të ketë qenë sërish ligji i mbetjeve, që pritet të ri-shqyrtohet në komisionin kuvendor për mjedisin, pas kthimit nga Presidenti. Gjithashtu pjesë e diskutimit mund të ketë qenë dhe deklarata e Manjanit, si dhe shëndeti jo fort i mirë i koalicionit qeverises te cilin e mohon vazhdimisht kryeministri rama, por nuk ben te njejten gje kryetari i parlamentit Meta i cili shprehet pak, por duket vepron shume.