Home KRYESORE Politikani kosovar din se kujt duhet t’i lustrohen këpucët, çfarë kërkon Edi...

Politikani kosovar din se kujt duhet t’i lustrohen këpucët, çfarë kërkon Edi Rama?

Nga Lis Bukuroca

Enver Hoxhaj: S’na duhet ndihma e Shqipërisë për dialogun me Serbinë…

Natyrisht se nuk të duhet. Pse të ju ndihomohet, kur jeni të gatshëm pa asnjë kushtëzim, t’i plotësoni orekset serbe në Kosovë.

Natyrisht se nuk ju duhet, kur keni mijëra varre nëpër Serbi dhe as që keni guxuar t’i përmendni, por keni firmosur automi për serbet.

Natyrisht se nuk ju duhet. Imbecilët nuk pranojnë ndihmën. Ata janë të bindur në gjenialitetin e vet të nënshtrimit dhe zvarritjes.

Ka 10 vite që nuk arrini të pezulloni vizat, e pse të ju ndihmohet, kur kënaqeni me mbylljen hermetike si në Alkatraz.

Ka të drejtë Hoxhaj. Rama nuk është as Erdogan, as Vuçiq, çfarë kërkon ai? Kosova është shtet dhe ka të drejtë të shkarravitet në injorancën e vet legjendare! Tani ka edhe kryetarin me titull Hohoris Causa dhe ndoshta Cum Laudatio! Kosova nuk dëshiron më shumë, nuk mund t’i jepet me zor!

Poltikani kosovar din se kujt duhet t’i lustrohen këpucët, çfarë kërkon Edi Rama?

Serbet e Kosovës pranojnë dhe kërkojnë ndihmën e Serbisë. Ashtu edhe të Bosnjes, Kosovës nuk i duhet, ajo ka ndoshta më shumë doktorë të shkencave se sa krej Ballkani!

Share: