Home KRYESORE Prokurorët e Krimeve të Rënda sërish në TV Klan

Prokurorët e Krimeve të Rënda sërish në TV Klan

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë hapur hetimet për Kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi pas audio-përgjimit të transmetuar në emisionin “Stop” në Tv Klan.

Ne fakt, nisjen e hetimeve e ka konfirmuar gazetari Flamur Vezaj, sipas të cilit grupi hetimor pritet të paraqitet brenda mbrëmjes së të enjtes në Tv Klan për të administruar materialin audio dhe për të marrë dëshmitë e drejtuesve të emisionit.

Lapsi.al raporton qe edhe familja e nënës së divorcuar është marrë në mbrojtje nga policia. Ajo u kërcënua nga gjyqtari se nëse i publikonte regjistrimet çështja “do të ndahet me plumba”.

Share: