Home KRYESORE Prokuroria kërkon 6 vite burg për ish shefin e Policisë Bashkiake

Prokuroria kërkon 6 vite burg për ish shefin e Policisë Bashkiake

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar në total 34 vite burg për 17 ish inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Tiranë.

Mes të pandehurve është edhe ish–drejtuesi Florenc Hoxha. Sipas organit të akuzës, të gjithë këta persona akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Vetëm për Hoxhën, Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar detyra publike për tri vite. Ndërsa për 16 vartësit e tij prokuroria ka kërkuar heqjen e së drejtës për të ushtruar detyra publike për një vit.

Mësohet se 17 të pandehurit kanë pranuar gjykimin e shkurtuar, ndaj në rast dënimi nga gjykata ata përfitojnë uljen e dënimit me një të tretën, raporton GSH.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, thuhet se është e provuar se Florenc Hoxha ka shpërdoruar detyrën në 531 raste. Ndërsa, vartësit e tij kanë shpërdoruar detyrën gjithsej 690 herë. Sipas hetuesve të çështjes, ka rezultuar se këta persona kanë lejuar ndërtimet e paligjshme në të gjitha zonat e kryeqytetit, duke pasur dijeni lidhur me këtë fakt./360grade.al

Share: