Vladimir Gjuta, personi që u arrestua, hetua dhe më pas u lirua për tritolin në farmacinë e babait të Saimir Tahirit rezulton të jetë një person i papërgjegjshëm për veprimet që kryen.
Prokuroria mbylli për të dytën herë hetimet ndaj tij. Kuksiani Vladimir Gjuta u lirua nga burgu në Mars të këtij viti pasi nuk u gjetën prova që e fajësonin atë për vendosjen e tritolit në formë presioni ndaj ministrit Tahiri. Por, sakaq pas disa muajsh ai u arrestua sërish për dhunë në familje.
Me vendim gjykate, Gjuta u la në arrest shtëpie, por u konstatua se e kishte shkelur masën duke dalë nga shtëpia.
Sot, prokuroria mbylli sërish hetimet ndaj tij. Pra Vladimir Gjuta lihet përfundimisht i lirë. Organi i akuzës ka kërkuar mjekim të detyruar për të, pasi rezulton të jetë i papërgjegjshëm. Për këtë vendim, Prokuroria është bazuar tek dy akte të ndryshme ekspertimi, të cilët kanë konstatuar se Gjuta është një person jo i përgjegjshëm./360grade.al