Në Himarë po zhvillohet një protestë kundër projektit të planit urbanistik, i cili parashikon fillimisht shembjen e 19 shtëpive. Banorët e këtyre banesave shprehen të vendosur për të mos lejuar shembjen e banesave të tyre.
Një ditë më parë, edhe Athina zyrtare shprehu shqetësim për planin urbanistik në Himarë, duke e cilësuar të papranueshme shembjen e banesave të minoritarëve grekë në Shqipëri, ndersa Tirana zyrtare hesht!
Përmes një deklarate të publikuar në faqen e internetit, Ministria e Jashtme greke e quan të papranueshme këtë veprim, ndërsa paralajmëron Tiranën Zyrtare se respektimi i të drejtave të njeriut është kusht për çeljen e negociatave.
“Po ndjekim me shqetësim të madh atë që po ndodh në Himarë, ku informohemi se 19 familjeve të minoritetit grek u është dhënë 5 ditë afat që të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi do të shemben. Autoritetet shqiptare duhet të veprojnë për të anuluar shembjet e banesave. Mbrojtja e të drejtave të pronësisë veçanërisht” thuhet ne deklaraten e ministrise se jashtme Greke.
Shembja e disa banesave në Himarë është parashikuar në kuadër të zbatimit të planit rregullues të Bashkisë së Himarës, për rikonceptimin e vijës bregdetare, e cila nis nga shëtitorja tashmë e përfunduar, por duket se pushteti nxiton ndersa banoret e Himares jane te pambrojtur ligjerisht dhe ndaj kane vendosur ta kundershtojne projektin i cili mund ti shembe shtepite dhe ti lere rrugeve te gjykatave qe edhe ky pushtet i trajton si te korruptuara.
Protestuesit duken te vendosur qe te mos dorezohen ndaj ketij pushteti qe ata e quajne te korruptuar ne Himare dhe qartesojne qe nuk jane kunder projekteve te zhvillimit, por ata thone se duan qe se pari te marrin certifikatat e pronesise te shtepive dhe pronave te tyre shekullore pastaj te negociohet sipas standardeve europiane dhe te realizohen projektet e qeverise qendrore!