Home KRYESORE Pushteti disiplinor dhe Identiteti – (pjesa e tretë – Biopushteti)

Pushteti disiplinor dhe Identiteti – (pjesa e tretë – Biopushteti)

Nga Mr.Sc Blerta Haxhiaj

Në shek. XIX do të zhvillohen luftërat më të tmerrshme dhe masakruese që janë parë ndonjëherë. Ky pushtet ushtrohet si kontroll pozitiv mbi jetën ku Foucault thote se: “vriten legjitimisht ata që për të tjerët janë një lloj rrezikshmërie biologjike” gjithashtu evokon se: “Nëse gjenocidi është ëndrra e pushtetit modern, nuk është për rikthimin e të drejtave antike për të vrarë, është sepse pushteti lidhet dhe ushtrohet në nivelin e jetës, të species, të racës dhe fenomeneve masive të popullatës” është pikërisht ajo bio-pushtet.

“S’ka dyshim se bio-pushteti ka qënë një nga elementet e domosdoshëm të kapitalizmit, i cili s’mund të sigurojë rritjen dhe shtrirjen e vet të qëndrueshme pa futjen e kontrolluar të trupave në aparatin prodhues, dhe pa përshtatjen e fenomeneve të popullsisë me proçese ekonomike”. Foucault ka qënë relativisit, besonte se diçka si e vërteta ekziston, së paku si princip i dallimit mes diskurseve dhe si pushtet i kundërshtimit kundër gënjeshtrës në veçanti kundër gënjeshtrës politike dhe ideologjike – François Ewald e përkufizonte si ‘anatomia politike’ metodën e Foucault dhe shkruan: “Anatomia politike nuk na premton asgjë, dhe nuk predikon gjë; në akt na e bën pushtetin të urryeshëm, na mëson që mos të biem pre e joshjes së saj, duhet demaskuar në çdo vend ku ai ushtrohet, në çfarëdo forme që ajo merr”.

Duke zhvilluat rëndësine e trupit ne rrafshin ku ai është me integritetin e tij inkluziv, trajtat e tij do te formesohen ne pratika te ndara : “ Trajta e pare do te merret me trupin, sa, me rritjen dhe zhvillimin e forcave dhe aftesive të tij aq edhe me mbikqyrjen dhe kontrollin e tij, me dobishmerine e tij fale integrimit brenda sistemit ekonomik aq edhe me dëgjueshmërine e tij ndaj instancave të pushtetit. Këto qëllime pushteti i arrin në sajë të mekanizmave dhe proçedurave të disiplinave” apo ndryshe siç u tha pak me sipër anatomia-politika e trupit. Çdo raport social është raport pushteti, prandaj lind domosdoshmëria e një terreni që pushteti të radikalizohet dhe të konkretizohet.

Në mendimin e Foucault pushteti përfaqëson një refleksion qëndror, i cili nuk mund të studiohet duke u nisur nga format institucionale, edhe pse ato janë format më themelore që ne i njohim, juridike, ekonomike, administrative, shtetërore. Konceptin e sovranitetit dhe të ligjit si bazë e pushtetit disiplinor të subjektit, por të shikojmë në efektet kuotidiane që prodhon në botën sociale. Pushteti nuk mund të identifikohet vetëm me një subjekt siç është Shteti, shtresat e ndryshme që mbajnë kontrollin e ekonomisë këto janë vetëm manifestime të raportit që japin formë relacioneve njerëzore.

Pasqyrimi i pushtetit i reflektuar me subjektin pasqyron funksionin origjinal të këtij funksioni, pra të subjektit: “Para se gjithash, një thirrje për të quajtur këtë kategori të ‘subjektit’, është funksion primar dhe origjinal. Dhe pastaj, bindja se ajo është një veprim i atij lloji i cili nuk do të kishte kuptim nëse ngatërrohet me spekulimin : “… thirrja e subjektit në këtë çështje ka domethënien të jetojë një eksperiencë e cila mund të jetë një destruksion apo dissocializim real, një shpërthim apo një kryesi rreth diçkaje që radikalisht është ‘të tjerët’” Atë që në fjalë të thjeshta ai e përdorë ‘praktika e divizionit’.

Autori nuk kishte presupuzuar se ai ‘pushtet’ është diçka që mund të shpjegojë çdo gjë dhe nuk ishte objektivi i tij të zëvendësojë një shpjegim të bazuar mbi pushtetin e cila bazohet mbi ekonominë: “For me, power is that which must be explained” – “Për mua, pushteti është diçka që duhet, domosdoshmërisht, të shpjegohet”. Duke u munduar të bëjë kordinimin dhe sistematizimin e analizave të ndryshme dhe aprovimeve të formuluara në lidhje me pushtetin, pa deprivuar atë nga ajo e cila ishte empirike, kjo është, në një farë kuptimi e cila duhet të sqarohet.

Identiteti që fitohet nga ai pushtet është i vlefshëm, por edhe një burg që nuk mund të bëjmë pa të, kemi të do-mos-do-shmërinë për një copë letër që ti tregojmë të tjerëve kush jemi. Pa anashkaluar objektivitetin e historise e cila është jeta e popujve dhe e njerëzimit, Tolstoi jep një element të rëndësishëm rreth pushtetit : “Teoria e kalimit të vullnetit të masave të personalitetit historik është vetem një perifraze, – përseritja e vete pyetjes me fjale të tjera. Cili është shkaku i ngjarjeve historike? – Pushteti – C’është pushteti? – Shuma e vullneteve që kalon te një njeri i vetem? – me këte kusht që personaliteti i zgjedhur të shprehe vullnetin e të gjitheve.

Me fjalë të tjera, pushteti është pushtet. Domethene se pushteti është një fjale e pakuptueshme për ne”.(PJO) me domosdoshmerinë (voluntas, atis – (lat.) vullnet, dëshirë) për të shpjeguar dhe pakuptueshmerine e saj, ne nuk mundemi pa pushtetin dhe pushteti nuk mundet pa ne, edhe pse natyra bën shaka të mira me ne. Ndonjëhere arrijme të bëjmë shaka me natyren sepse natyra asnjëhere krijon në forma gjeometrike apo të sakta – ajo na ofron mundësinë për të ushtruar pushtetin.

Duke rikaluar dhe një here Foucault-në, rikujton tezen e vet, se historia si realitet nuk është rrjedhe e natyrshme e ngjarjeve e as historia si dije nuk është pasqyrim pasiv i atij realiteti, por rikonstruktim i tij, që ribëhet në kohëra e kontekste të ndryshme.

Share: