Home KRYESORE Rama-deputetëve: S’ka udhëtime jashtë pa lejen e Gramozit…

Rama-deputetëve: S’ka udhëtime jashtë pa lejen e Gramozit…

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Kryeministri Rama ka kërkuar nga deputetët e tij që të intensifikojnë punën në terren dhe të tregojnë më shumë kujdes ndaj shqetësimeve të qytetarëve pak muaj para zgjedhjeve të 2017-ës.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, mësohet se Rama ka urdhëruar që deputetët e tij të mos zhvillojnë asnjë udhëtim jashtë shtetit pa lejen e kryetarit të Grupit Gramoz Ruçi, duke kërkuar që vëmendja e tyre të fokusohet te puna me bazën në zonat përkatëse.

Kryesocialisti ka porositur gjithashtu që të intensifikohet procesi i legalizimeve, sidomos ai i tokave në fshat./Opinion.al

Share: