Home KRYESORE Vettingu/ pas PD edhe Unioni i Gjyqtarëve i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Vettingu/ pas PD edhe Unioni i Gjyqtarëve i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Pas Partisë Demokratike kundër ligjit të Vettingut ka dalë edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Përmes një letre drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Unioni kërkon të jetë palë në shqyrtimin e kërkesës së deputetëve për deklarimin e papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit për Rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe pezullimin e ligjit të miratuar më 22 korrik 2016.

Unioni i Gjyqtarëve kërkon të behet pjesë në seancën ku Kushtetuesja do të shprehet për padinë e bërë nga Partia Demokratike po për të njëjtin objekt, anti-kushtetutshmërinë e vettingut.

Kërkesa e Unionit të Gjyqtareve është depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa është firmosur nga kreu i unionit, Gerd Hoxha. Ligji i vettingut konsiderohet si prej më të rëndësishmëve për zbatimin e reformës në drejtësi.

Share: