Home KRYESORE Rama mesazh nga Shishtaveci Blushit për partinë e re

Rama mesazh nga Shishtaveci Blushit për partinë e re

Nuk kanë munguar batutat dhe ironitë në takimin e sotëm që kryeministri Rama pati me banorë të Shishtavecit në Kukës. Mes replikave me banorë të zonës e fermerë, Rama ka ‘thumbuar’ me një tjetër kunj deputetin Ben Blushi dhe projektin e tij për partinë e re.

Teksa numëroi reformat e qeverisë dhe të tjerat që pritet të pasojnë, e duke thënë se është e vërtetë që nuk është bërë aq sa duhet për Kukësin, një nga banorët ka marrë fjalën për problemet me të cilat përballen.

Në një moment është krijuar ‘konflikt’ se cili ta marrë fjalën mes banorëve më parë.

Rama ka ndërhyrë duke thënë: “Ti që flet kaq shumë do me bë parti të re, mos të njifshin do thoshin hajt ta ngjojmë, por s’të dëgjon njeri se të njofin”.

Batutat

Rama ka theksuar se është vënë themeli, që nuk mund të shkulet, edhe nga ata që mund të pasojnë atë, nëse nuk fiton zgjedhjet.

“Unë kam ardhur këtu që deri kur të rri kushti të jetë të bëjmë reforma, pastaj 4 vjet, le të thonë nuk e mbajmë dot vlla, se do fillojmë me kamomil me rrena, por reformat i bëmë, se nuk do thonë më hajt tani lidhuni nëpër tela, kush ta kapi ta kapi, do vijë njeri pas do i fershellejë e do thotë bjere Pasqyrën, Vitrinën, Kristalin, hajde diplomat, u vu gardhi. Ne kemi vënë vetëm themelin, nuk kemi bërë shtëpinë”- tha Rama.

Rama: U zgjata por me dha frymëzim rruga dhe dielli. Unë me partizanin jam, nuk kam shpresë të ketë tifozllik të madhe për mu, por partizani do fitojë nuk diskutohet.

Banori: Unë jam fermer, ka dy tre pyetje, se kështu jam i kompletuar 90%.

Rama: Hajde të të përqafoj pak se qenke, 90% i kompletuar, unë vetë mezi u kompletova 51%.

Banori: S’ka gjë se ke kohë

Rama: Po mo po, ajo po.

Banori: Kemi probleme me ligjin 70501, nuk kemi konflikt me njëri-tjetrin, por me ligjin..

Rama: Nuk të premtoj, se thonë nuk mban pretimet, unë me veten bëj premtime që i mbaj dhe ato që kam bërë i mbaj një më një. Për gjatësinë që kam nuk rrej, se të shkurtrit rrejnë me kollaj, nuk e kisha me ty, flas për politikën, në jetë e kam mësuar i gjati është shërbëtor i të shkurtrit.

Banori: Ne na e kanë premtuar dhe stërpremtuar rrugën. Ne e duam rrugën.

Rama: Unë ta kam premtuar?

Banori: Na e kanë premtuar kryeministrat para jush, na e ka premtuar Fatos Nano.

Rama: Më vjen keq, Fatosin e kam mik, por nuk i kërkoj dot llogari.

Banori: Na e kanë premtuar edhe të PD-së tetë vjet.

Rama: As atyre nuk u kërkoj dot llogari./360grade.al

Share: