Home KRYESORE Revoltohet Topalli: O padrejtësi! O gjykatës të pashpirt! O shtet i kalbur!

Revoltohet Topalli: O padrejtësi! O gjykatës të pashpirt! O shtet i kalbur!

Deputetja Jozefina Topalli ka shpërthyer ndaj gjykatës dhe qeverisë, pas dëshmisë tronditëse të një 18-vjeçari jetim në gjykatë, i cili tha se braktisi shkollën për të siguruar të ardhura duke punuar me kanabis.

Topalli shkruan se në luftën kundër kanabisit qeveria arreston të varfërit dhe fëmijët, siç është edhe rasti i Besmirit që ishte mes 11 të arrestuarve dje në Krujë, por jo bosat e mëdhenj.

Jozefina Topalli në Facebook:

O padrejtesi!

O gjykates te pashpirt!

O shtet i kalbur!

Po pse Besmirin ne burg?!!! e boset ne pushtet!!

Oooo

Pse faji i Besmirit eshte?!

Faji eshte i te gjithe neve , pervec Besmirit e Besmireve qe jane te pashprese e pa buke nga kjo kalbesire politike e sotme.

Arrest me burg, per nje 18 -vjecar jetim, qe kishte lene shkollen me mbajt frymen; e meqe pune nuk ka ,filloi te pastroje bocet e kanabisit.

Po pse kjo eshte lufta ndaj droges??

Kjo eshte cinizmi i boseve te mafies qe neser do bejne statistikat e suksesit te luftes kundra droges me Jetimet e vegjel..

Shikojeni o miq, fetyren e djalit jetim pas hekurave..

Ai eshte vetem viktima e nje shteti te shpartalkuar nga korrupsioni, nga mediokriteti e krimi qe ka kap majen.

Share: