Home KRYESORE Rrëfehet mafiozi shqiptar i familjes Gambino, vrasje dhe tradheti!

Rrëfehet mafiozi shqiptar i familjes Gambino, vrasje dhe tradheti!

John Alite, më i famshmi ish-gangster shqiptar, i njohur dikur si dora e djathtë e shefit të familjes Gambino, John Gotti, ka folur për Info Magazine të Klan Kosovës.

Alite ka thënë se me kalimin e viteve ka krijuar grupin e tij dhe ka filluar ta kuptojë jetën më mirë.

– “Shihja si gjërat lëviznin përpara – se si vetura e Frank De Cicco u hodh në ajër në Brooklyn. Ai ishte mik, zëvendësshef i familjes, por Gotti i vjetër nuk bëri asgjë për t’u hakmarrë për të. Kur u tregoj fëmijëve, u them se ky ishte niveli i besnikërisë në mafia. E dini pse Gotti nuk bëri asgjë? Sepse ende po fitonte para. Pasi ai vdes, Eddie Lino vritet në Brooklyn, nga dy detektivë.

E dini ç’bëri Gotti për atë ushtar? Prapë, asgjë. Mungon hakmarrja. E dini pse-në? Përgjiga është prapë e njëjtë: sepse ai ende po fitonte para. Nuk donte ta fuste veten në telash për miqtë.

Më pas qëllohet dhjetë herë, para shtëpisë së tij, në sy të fëmijëve, Bobby Boriello. Gotti i vjetri nuk bën asgjë, prapë.

Gotti i ri nuk bën asgjë po ashtu, megjithëse ai ishte kumbar në dasmën e tij.

A është kjo çfarë familja Gambino, John Gotti, i riu dhe i vjetri ishin për ushtrinë tonë; besnikëria që jepnin? Ku është kjo besnikëri? Askund.

Mund të përmend edhe pesë të tjerë: Marc Reiter u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa i biri iu vra për këtë familje. Ai që e vrau ishte mik i Gottit të vjetër, dhe kryente shumë punë për të”.

Ai ka thënë se “kur dikush më flet për familjen Gotti dhe besnikërinë, u them që nuk ekziston”.

Ish- gangsteri më i njohur shqiptar ka thënë se njerëzit duhet të nxjerrin mësim nga njerëzit si ai.

“Mësimi që duhet nxjerrë nga njerëz si unë është: u duhet thënë fëmijëve që të mos bëhen të këtillë. Mund të jetë shumë vonë për mua, për njërin apo tjetrin, por jo për ata”.

“T’i bësh të kuptojnë se kjo botë s’është e besnikërisë apo nderit, por e lakmisë, e tradhtisë. Dhe ndërsa dikur merrja jetë, tani po shpëtoj, i pëlqeu dikujt apo jo. Nëse nuk u pëlqen mund ta marrin timen, por këtë gjë do të bëj për një kohë”.

Share: