Home KRYESORE Rrëfimi i gruas që denoncoi gjyqtarin Boçi: Kam 50 minuta bisedë

Rrëfimi i gruas që denoncoi gjyqtarin Boçi: Kam 50 minuta bisedë

Për më shumë se 6 ore gruaja, gruaja që denoncoi në emisionin “Stop” gjyqtarin Guximtar Boçi,sepse i kërkoi favore seksuale në këmbim të një çështjeje gjyqësore, është marrë në pyetje nga prokurorët e krimeve të rënda. R. I, 40 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve ka shpjeguar me detaje të gjitha bisedat me gjyqtarin gjatë takimeve me të, në lidhje me proceset gjyqësore që kishte të hapura për pronësinë.

Ajo i është përmbajtur versionit që u publikua të enjten mbrëma në emisionin investigativ “Stop”, duke treguar se Boçi i ka kërkuar favore seksuale për ta ndihmuar në procesin gjyqësor. Madje ajo ka theksuar se në emision janë transmetuar vetëm 4 minuta regjistrim, kur në fakt ajo ka dorëzuar biseda që zgjasin më shumë se 50 minuta.

Po kështu, R. I. ka dëshmuar para prokurorëve se bashkë me përgjimet ku gjyqtari i kërkonte favore seksuale u ka dorëzuar gazetarëve edhe regjistrime ku ai e kërcënonte. E dëmtuara ka dhënë shpjegime të hollësishme para hetuesve të Krimeve të Rënda për rrethanat se si është takuar me kryetarin e Gjykatës, i cili ishte mik i babait të saj e më pas vendimin për të kryer një audio përgjim, që ta denonconte atë publikisht.

DËSHMIA

Panorama ka zbardhur dëshminë e gruas, duke iu referuar burimeve nga organi i akuzës. Sipas tyre R.I. ka treguar para hetuesve të gjitha peripecitë që ka kaluar, që nga njohja me bashkëshortin, martesën në moshë shumë të re, kontratën fiktive të shitjes së pronës që i ka kaluar vjehrrës dhe divorcin. Ndërsa ka vijuar më pas me kalvarin e proceseve gjyqësore, deri te njohja dhe takimet që ka zhvilluar me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.

Burimet thanë se e dëmtuara ka pranuar se historia e ka fillesën në momentin e nisjes së procedurave të divorcit me bashkëshortin, ku më pas i është drejtuar Gjykatës për ndarjen e pasurisë, duke qenë se i kishte të dy fëmijët nën kujdestari. Ajo ka shpjeguar se ka kërkuar në gjykatë shpalljen e pavlefshme të kontratës fiktive të kalimit të pronësisë së banesës nënës së bashkëshortit, që ishte bërë vite më parë. Padi të cilën ish­vjehrra e saj e kishte kundërshtuar duke kërkuar rrëzimin e kërkesës.

Duke mos pasur rrugë tjetër për të zgjidhur problemin e saj, ajo ka kërkuar ndihmën e kryetarit të gjykatës, i cili ishte mik i të atit. Por, gjatë bisedave me të, ka kuptuar se ndihma e tij ishte thjesht e orientimit për të paguar lekë e në fund arriti deri aty sa i kërkoi favore seksuale në çdo takim. Vendimin për regjistrimin e bisedave me gjyqtarin Boçi, ajo ka treguar se e ka marrë pas vendimit të Shkallës së Parë, ku gjyqtarja Blerta Çibuku kishte vendosur në favor të ish-­vjehrrës. Rudina ka shpjeguar se biseda është regjistruar në kohën kur dosja ishte në Gjykatën e Apelit./Opinion.al

Share: