Gruaja, e cila thotë se ka pasur kontakt të vazhdueshëm me alienë, thekson se ndihet sikur është dhunuar nga ta. Një grua, e cila beson se është rrëmbyer nga jashtëtokësorët, thotë që ajo është kontrolluar në mënyrë agresive nga krijesat jashtëtokësore.
Lisa Tenney, 40-vjeçare, e ka ndarë tregimin e saj dhe pretendon që një sërë jashtëtokësorësh të ndryshëm e kanë ‘rrëmbyer’ ndër vite, që prej kohës kur ka qenë gjashtëvjeçare.
Lisa, nga Ajdaho e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se është takuar me jashtëtokësorë të këqij dhe me jashtëtokësorë miqësorë si dhe dëshiron t’i inkurajojë njerëzit e tjerë, të cilët kanë pasur eksperienca të ngjashme, që të bisedojnë për përvojat e tyre dhe të tregojnë se çka kanë parë dhe çka kanë ndjerë.
Eksperienca e parë
Teksa ka folur për ‘Earth Mystery News’, Lisa ka thënë: “Eksperienca e parë që më kujtohet është kur këto krijesa janë futur në dhomën time, duke kaluar nëpërmjet murit. Në njëfarë mënyre unë kam arritur të kaloj nëpërmjet murit, bashkë me këto krijesa”.
Lisa thotë që në kohën kur është rrëmbyer për herë të parë ka qenë pesë ose gjashtëvjeçare.
“Pastaj më vendosnin në disk fluturues prej metali me sipërfaqe të ftohtë. Kam pasur të gjitha llojet e eksperiencave të komunikimit”, ka shtuar ajo.
Ajo beson që ka kontaktuar me ‘krijesa të liga’, që kishin ardhur me projekte qeveritare, ndërsa thotë që është kënaqur nga kontakti që ka pasur me ‘krijesat e sjellshme’, të cilat i konsideron si anëtarë të familjes.
Hezitimi i binjakes për ‘t’u rrëfyer’
Lisa gjithashtu ka thënë që krijesat e këqija, me të cilat është takuar, ia kishin ekzaminuar në mënyrë agresive organet gjenitale.
“Nuk ka qenë lidhje emocionale. Jam ndjerë sikur po dhunohesha. Nuk ka qenë një ndjenjë e mirë”, ka thënë ajo, teksa ka përshkruar se çka ka ndjerë kur është ‘ekzaminuar’ nga alienët.
Lisa më pas ka thënë që si pasojë e këtyre kontakteve ajo kishte mbetur me shenja në trup dhe pasi kishte sjellë në jetë tre fëmijë, ajo e kishte larguar edhe mitrën, si pasojë e asaj për të cilën beson që ka qenë rezultat i ekzaminimit të jashtëtokësorëve. Lisa thotë që shumicën e eksperiencave i ka përjetuar së bashku me motrën e saj binjake, me të cilën e ka ndarë shtratin qysh prej fëmijërisë deri në moshën e adoleshencës, megjithatë, derisa ajo ndihet rehat kur tregon përjetimet e saj me alienët, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për motrën e saj binjake, e cila nuk pranon të flet./360grade.al