Home KRYESORE Sadija rrëfen momentin e takimit me Sali e Liri Berishën në dasmën...

Sadija rrëfen momentin e takimit me Sali e Liri Berishën në dasmën e princit

Sadije Berisha, ishte PR dhe organizatorja kryesore e dasmës së Princ Leka II dhe artistes Elia Zaharia. Ajo u kujdes për dasmën, protokollin dhe gjithçka tjetër që kërkonte kjo ceremoni jo si gjithë të tjerat.

Në një intervistë për “Panorama” ajo rrëfen paskuintat e kurorëzimit që rrëmbeu vëmendjen e mediave botërore për praninë e gjakut blu nga e gjithë bota.

Veç të tjerash, ajo rrëfen momentin emocionues të takimit me çiftin ish-kryeministror, Sali dhe Liri Berisha dhe tregon arsyen pse nuk pati një ftesë për Shkëlzenin.

“Kjo ishte dasma e Elias dhe Princ Lekës. Nuk ka arsye të tjera, përveç faktit që ata nuk janë shoqëruar kurrë me njëri-tjetrin”- thotë ajo për “Panorama”.

Sadija tregon më tej se “Kjo ishte një ceremoni ku ata ftuan miqtë e ngushtë, dhe nuk kishin asnjë detyrim të ftonin gjithë familjen”.

Duke rrëfyer momentin e takimit me ish-vjehrrit e saj, Sali dhe Liri Berisha ajo e cilëson atë një moment emocionues, duke theksuar se ata janë gjyshërit e dy fëmijëve të saj.

“Ky moment i dasmës ishte pak emocionues, pasi ata do të thonë shumë për mua në një kohë që janë ligjërisht gjyshërit e dy fëmijëve të mi, Medinës dhe Laidonit. Dhe më kryesorja ishte që unë nuk i kisha parë ata për një kohë shumë të gjatë”- thotë ajo.

Share: