Nga Doriana Metollari
Kur mbaron një betejë të lodhshme dhe të gjithë festojnë, nuk të bie ndër mend se në fund do të hapet ajo dera që nis gjithçka nga e para. E ndjeni sa qetësi ka tani ? Shumë kush e ka humbur dëshirën për të kuptuar më, po mendon të gjejë ca para borxh për të ikur.
Askush nuk ka bërë plane për të, askush nuk e ka vizualizuar të ardhmen e tij pas 20 – 30 – 50 viteve. U habitët ? Pse kush ka punuar më shumë se një apo dy mandate politike në zyra shtetërore ? Kush i ka mbijetuar kalimit të pushteteve ? Mendoni ende se mund të investonin për të ndërtuar një rol insitucional të denjë ? Ka patur “fytyrë” shteti këto 25 vjet ? Të gjithë kanë punuar që pasi ta linin detyrën të paktën një bar ke lagjia duhet ta hapnin.
Tani të vetmit që i kanë shpëtuar gjuetisë janë sigurisht gjykatësit. Kasta e tyre është e paprekur, e ndotur, deri në koc sigurisht. Pse nuk provoni të mblidhni të gjithë emigrantët e diplomuar për drejtësi jashtë. Punojnë sekretarë nëpër studiot e avoketërve, kamarierë nëpër restorante, ose kanë aktivitete të vetat ? Ata nuk janë adoptuar më me Shqipërinë, sepse këtu ka qenë botë tjetër. Shuhen andej, siç shuhen shqiptarët këtej, nga frika, nga pasiguria. Thirrini shqiptarët. Minimalisht kanë më pak frikë nga ju.
Shanset për Reformë na i prenë prapë dhe një Zot e di, a do të dalë kjo frikë jashtë në një mandat tjetër. E keni vënë re, në këtë kazan janë të gjithë. E ka menduar ndonjëherë dikush në karrierën e vet se si do të bëheshin shqiptarët pas 25 viteve ? Ja tamam kështu./HermesNews