Hillary Clinton udhëheq me 5 pikë përpara Donald Trumpit në sondazhin e fundit të “Reuters” për “Shtëpinë e Bardhë”.
Sondazhi nuk tregon ndryshim të madh të trendit pas debatit të tyre të parë të hënën. Bazuar në përgjigjet e dhëna gjatë konfrontimit 90 minutësh mes kandidates demokrate për zgjedhjet e 8 nëntorit dhe atij republikan (në intervalin 23-29 shtator), 43% e votuesve zgjodhën Clintonin dhe 38% e tyre Trumpin.
19% thanë se nuk do të votonin asnjërin.
Clinton ka udhëhequr në të gjitha sondazhet e këtij viti. Gjatë katër javëve të fundit, avantazhi i saj ndaj biznesmenit ka qenë i stabilizuar në 4-5 pikë.
Në sondazhin e fundit të agjencisë “Reuters” votuan 2.501 persona, ndërkohë që marzhi i gabimit është vetëm 2 pikë. /360grade.al