Home KRYESORE TE FALA NGA VLORA DHE HESHTJA E VLONJATEVE

TE FALA NGA VLORA DHE HESHTJA E VLONJATEVE

Nga Arben Abazaj
Megjithese jetojne ne nje qytet ne kushte kaq te papranueshme per jetese normale, kaq ne gjendje mizerabel e deshperuese, qytetaret e ketij qyteti heshtin! –
– Heshtin artistet e ketij qyteti! Ata qe do duhej te ishin te paret jokonformiste ndaj kesaj gjendje te mjerueshme dhe talljes sistematike qe u ben Bashkia dhe qeveria! Po c’u duhet atyre?! Me mire pranojne te jetojne ne nje qytet fantazem si barbone sesa te ngrene zerin kunder kesaj gjendje dhe ketyre pushteteve qe ndonjehere shoqatave te tyre u hedhin ndonje kocke sa per t’u zene gojen! Kjo heshtja e artisteve ne fakt eshte deshmia e gjalle se shpirti i ketij qyteti ka vdekur! Kjo heshtje eshte me e rend se balta e rrugeve me e rende se kostot edhe ne jete qe po i paguajme kesaj gjendje e kesaj tallje qe na behet! –
– Heshtin intelektualet, ( ketu po abuzoj pak me termin duke quajtur te tille te gjitha ata mesues, profesore e pedagoge, inxhiniere, mjeke, ekonomiste etj), heshtja e kesaj shtrese shoqerore eshte shembulli se ne te vertet ne kete qytet nuk ka e nuk duket gjekund ne horizont te krijohet ajo shtrese njerezish antikonformiste qe jane te gatshem te bejne ndryshimin dhe dine ta bejne ate! Kjo shtrese sot me shume se kurre identifikohet me sahan lepiresit qe per nje vend pune pranojne te bashkejetojne me mizerjen si ne ambientin fizik natyror edhe ate intelektual, perderisa pranojne kete lloj niveli kulture qe ka kjo shoqeri e nuk bejne as me te voglen perpjekje per te mundesuar ndryshimin! –
– Heshtin bizneset! Heshtje e turpshme e atyre qe duhej te ishin me aktivet ne problemet e nje shoqerie pasi ka te beje direkt me investimet e tyre, me zhvleresimin qe ka marre cdo lloj prone e kapitali ne kete qytet, me pamundesine per te mbijetuar ne keto kohe krize, me kosto gjithmone e ne rritje qe peson cdo lloj sherbimi qe marrin! Por keta kane vendosur te heshtin, e ne kohra te tilla kur sheh se gjithshka qe ke investuar gjithshka qe kishe shpresuar fillon e zhvleresohet dita dites te pranosh te heshtesh, ose je i lig, i poshter, ose je i vdekur! Biznesi i ketij qyteti ka vdekur si biznes, si shpirt i sipermarrjes, Fatkeqesisht! –
– Heshtin te gjithe te tjeret, te punesuar qe mezi i’a dalin te hane nje cope buke, me edhe pa borxhe ne fund te muajit, te papunet qe mbushin trotuaret dhe kafenete gjithe diten dhe shpirtin e kane plot me deshperim, xhepat plot me borxhe! Heshtja e ketyre eshte tamam ajo heshtja e skllavit qe nuk guxon te besoje se ka me mire, se ka me ndryshe, se gjerat mund e duhet te ndryshojne, keta e kane me kollaj te futen ne krim, te vrasin te vriten e vetevriten sesa te bejne perpjekje per ndryshimin e kesaj gjendje qe i ka degraduar ne ekstrem! –
– Hesht rinia! Me vitalja! Hesht pasi sheh gjithe kete pesimizem qe ka pllakosur nuk arrin dot te gjeje forcen dhe vullnetin brenda vetes te ngrihet me hovin e moshes te jap shembullin se cdo te thote STOP, se cdo te thote se e ardhmja e ketij vendi nuk e pranon skllaverine as perbuzjen, se delet nuk jane qytetaret e ketij qyteti dhe se ujqrit e pushtetit i kane bere llogarite gabim kur mendojne se mund te tolerohet kjo gjendje! Por jo, rinia ne kete qytet hesht, hesht edhe pse mblidhet ne shtepi me pulat pa vajtur ora nente, edhe pse ky qytet nuk ofron asnje mundesi argetimi, edhe pse kultura ne kete qytet eshte vaj medet! –
– Te gjithe heshtin! Nuk i lodhi keta njerez as varferia, as mjerimi, as krimi, e normalisht edhe pushtetaret nuk jane lodhur hic se talluri, mashtruari dhe vjedhur keta qytetare aspak dinjitoze, por zvarranike qe heshtin kur do duhej te ngrinin me fort se kurre zerin, jo vetem per veten e tyre, por edhe per femijet e tyre! Femijet nuk u’a kane borxh ketyre prinderve frikacake e qarramane qe dikush t’u vrase te ardhmen vetem e vetem pse prinderit e tyre nuk perballen dot me te keqen qe ka uzurpuar jeten e ketij qyteti!
Share: