Home KRYESORE TE FALA NGA VLORA QE PO DEGRADON

TE FALA NGA VLORA QE PO DEGRADON

Nga Arben Abazaj

Ne “Levizja per Vloren” ne emer se drejtes sone, per nje jete te denje si banore te shekullit te 21, ne emer te se drejtes sone per te qene banore te nje qyteti te denje te ketij shekulli, ne emer te detyrimit ndaj dashurise per jeten, familjen qytetin, ne emer te detyrimit per brezat qe vine, per t’u lene atyre trashegim nje qytet ne te cilin mund te jetohet po aq normalisht sa kudo tjeter, ne emer te shpreses dhe besimit se gjerat mund te ndryshojne, vendosem te dalim ne nje proteste popullore qytetare perballe atyre qe kane marre pergjegjesine te administrojne dhe qeverisin qytetin tone!

Asnje qytet tjeter i Shqiperise nuk ka pesuar kete degradim qe po peson Vlora dite pas dite, ne jemi te shqetesuar se kjo nuk ka ndodhur as edhe ne te shkuarat me te zeza te ketij qyteti! Ngado qe te kthesh syte Vlora sot i ngjan nje qyteti ku babezia dhe barbaret i kane shkruar ne balle vulen e shkaterrimit!

Vlonjatet duke pertypur me dhimbje kete realitet nuk mund te rrine me te heshtur e indiferent! Asgje nga keto qe kane ndodhur ne kete qytet nuk ka shkaqe natyrore, por ka nje dhe vetem nje shkak: Indiferencen tone, heshtjen tone perballe politikes qe ka qeverisur dhe administruar kete vend!

Cdo qendrim tjeter vec protestes qytetare vec ngritjes se zerit ndaj atyre qe e kane per detyre te nxjerrin qytetin nga kjo gjendje nuk eshte ajo cfare na perfaqeson si qytetare te denje e qe e meritojne nje Vlore normalisht te jetueshme!

Sot te gjitha perpjekjet tona, me fjale, me vote, me deklarata mediatike jane zhvleftesuar deri ne abuzim, pasi keta pushtetare te vetmen gjuhe qe njohin nuk eshte ajo e fjales, votes, arsyes, por e forces! Te mblidhemi te gjithe t’u tregojme se ne jemi edhe te forte!

Te gjitha premtimet e bera, te gjitha punimet e bera kane deshtuar! E ne kemi te drejten te pyesim deri kur? Kjo sjellje prej bajraktaresh ndaj qytetit tone dhe fateve te tij, kjo braktisje ndaj qytetareve te Vlores, duhet te marr fund! Ne e dime shume mire se ketu te gjitha bizneset vuajne, se turizmit i eshte vene shkelmi persiper, se familjet ne nevoje jane edhe me ne nevoje, se papunesia eshte banori i vetem i rrugeve dhe kafeneve te qytetit se rruget e lagjet e qytetit jane rrenuar ne ate mase sa te vjen rend kur del nga shtepia. Ne nuk besojme se ikja, eshte zgjidhje, as heshtja! Ne besojme se protesta eshte e vetmja menyre qe na ka mbetur ne dore per te reaguar!

” Meriton liri dhe jete vetem ai qe i fiton ato perdite!” Ne e meritojme te jetojme si qytetare te ketij qytetrimi! Ata qe nuk na e lejojne duhet te perballen me forcen e protestes sone!

Share: