Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Nga mediat e shkruara, nga mjetet audiovizuale dhe nga rrjetet sociale lexoj, shoh e degjoj cdo dite lajme tronditese. Por prapa cdo lajmi te tille ndjej nje lajtmotiv perhere e me ogurzi…Etja e rinise per t’u larguar nga hapsirat shqipfolese. Perse mbas zgjerimit te hapsirave te lirise dhe te dimensioneve te demokracise po deshtojme me rinine!?
Pasiguri ne vend te prosperitetit
Rinia ngjan me sorkadhet. Eshte e brishte, e paster, entuziaste dhe si e tille nuk e duron makthin e pasigurine qe ka kapluar jeten shqiptare.
Pasiguria e jetes, e punes, e ekonomise, e te nesermes e brengos shume rinine. Duke e ndjere thelle nje mjedis te tille pasigurie rinia po kerkon “strategjine e shpetimit”…
Propogande ne vend te ardhmerise
Te rinjte ngjajne me antena satelitore qe marrin e japin panderprere informacionin global te koheve tona. Jo vetem te rinjte e shkolluar, por edhe ato te pashkolluar marrin e japin informacion te pafund.
Ky fluks informimi e komunikimi e ben rinine e sotme kundershtaren me te madhe te propogandes politike ngado e ngakushdo qe te vije. Mjerisht politika shqiptare eshte nje fabrike e ndryshkur qe prodhon propogande te padurueshme nga rinia. Kjo e fundit e krahason propoganden politike shqiptare me realitetet e perditshme ne vend dhe me ate qe merr nga bota. Hendeku i madh e ben rinine te kerkoje “strategji largimi”…
Droga ne vend te punes
Vendi yne ka marre pamjen me apokaliptike te mundshme. Droge ne fusha e ne male, drog ne fshatra e qytete, droge ne sera dhe garazhe, droge ne shtepi dhe ne zyra. Droga para e mbrapa. Droge majtas e djathas. Droge lart e poshte. Droge ne mendje. Droge ne shpirt…
Nje Shqiperi e helmatosur si askush me nje rini te paster si askund. Nje helmatosje qe ka vdekur pronen, punen, biznesin, ekonomine e ndershme, konkurrencen, shanset e barabarta, drejtesine sociale, shendetin, karakterin e moralin e shoqerise.
Rinia ndjehet e goditur mes per mes. Don e nuk di se cfare! Enderron dhe nuk di perse! Mendon fare pa busull. Kerkon permes grindjes me vete, me prinder, me kedo e per cfaredo. Ne kete pellg te droguar barbarisht, rinia don pak ajer te paster. Per kete oksigjen harton “strategjine e kurbetit”…
Tallava e alkool ne vend te kultures
Mjedisi kulturor shqiptare eshte gerryer nga tallavate alkoolike qe ngjajne me luguni histerike dhe te babezitura njerezish te deshperuar qe kerkojne dalje nepermjet vrimave te zeza.
Baret e pube-et, mbremjet e diskot, sebepet e dasmat, radiot e televizionet e kane shnderruar mjedisin kulturor shqiptare ne nje “cmendi estetike”, ku erosi, egzaltimi, ekstaza, halucinacionet alkoolike kaptojne botet e brishta rinore.
Ky mjedis tallavaje eshte po aq toksik sa droga. Ky mjedis kulturor eshte nje droge “sui generis” qe dalldis mendje e shpirtra te paster. Te bera se bashku droga dhe tallavaja alkoolike i heq te rinjte nga rruga e dlire dhe i prine atyre drejt zbrasetise, vanitetit, dhunimeve, drogave e vrasjeve.
Te zgjuar ne mengjes me koka te renduara, trupa te drobitur dhe shpirtra te lenduar, te rinjte kerkojne pak drite permes “strategjise se ikjes”…
Zbrazetia ne vend te diturise
Shkollat e universitetet po duken gjithnje e me te larget per endrrat e rinise. Po shihen si qellime afatshurtera. Po konsiderohen si projekte ad hoc pa ndonje destinim aftgjate jetesor.
Duket sikur eshte thyer ndjenja e forte prinderore dhe rinore per dituri. Njerezit ndjehen te parealizuar edhe me dijet shkollore dhe universitare. Nje mal i erret obskurantizmi i vret rinise shkollore e universitare endrrat.
Ky mal i erret pengon vlerat, aftesite, meritat qe te perparojne. Si orteqe baltosese nga keto male obskurante bien vale injorance, paditurie, korrupsioni, imoraliteti. Jane orteke orgjishe te verteta te se keqes.
Duke mos shpresuar per te rrezuar kete mal te erret, rinia ftohet edhe ndaj shkolles e universiteteve. Ajo kerkon ardhmeri pa dituri nepermjet “strategjise se humbjes”…
Azile ne vend te materniteteve
Nga gjithe kjo katrahure, rezultantja eshte endemija sociale e ikjes, largimit, mergimit, kurbetit, nizamllekut. Vendi i shqiponjave po zbrazet deshperimisht. Hemoragjia vdekjeprurese nuk po ndalet nga askush.
Vendin e materniteteve, cerdheve, kopshteve, shkollave dhe universiteteve po e zene gjithnje e me shume azilet e te moshuarve vetanake mjerane.
Shqiperia po shkon drejt nje azili te madh. Nje komb pa rini, nje ekonomi pa fuqi. Nje shkolle pa femije. Nje universitet pa rini. Nje familje pa perteritje. Nje pleqeri ne vetmi. Nje vdekje pa funeral. Nje krematorium pa varr.
Ku po e shpiem keshtu kete Shqiperi! Nuk ia drejtoj gishtin askujt. Jam njeri, qytetar, prind, profesor, diplomat. Ka vend per te menduar dhe vepruar nga te gjithe. Vetem se bashku mund te ndalim hemoragjine vrastare-largimin e rinise!