Home KRYESORE Tension Greqi-Turqi, 2 F-16 turq të armatosur luftë në qiellin e Rodosit...

Tension Greqi-Turqi, 2 F-16 turq të armatosur luftë në qiellin e Rodosit me avionët grekë

Dy avionë luftarakë turq shkelën hapësirën ajrore greke ditën e mërkurë, duke shkaktuar reagimin e forcave ajrore greke dhe nisur një luftë të vërtetë në ajër. Ky është incidenti i parë i këtij lloji që prej dështimit të tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik.

“Dy F-16 turq shkelën hapësirën ajrore greke në juglindje të ishullit të Rodosit dhe në jug të Kastelorizos përpara orës 16:00. Menjëherë në ndjekje të tyre u vendosën dy avionë luftarakë grekë që u nisën nga baza e Gjirit Souda”, sipas zyrtarëve të ministrisë greke të Mbrojtjes. Një çift tjetër avionësh turq hynë shkelën sërish hapësirën greke dhe nisën një luftë të vërtetë duke kryer manovra të rrezikshme. Avionët turq, gjithnjë sipas zyrtarëve grekë të mbrojtjes, ishin të armatosur.

Marrëdhëniet Athinë-Ankara janë tensionuar së tepërmi këto javët e fundit pas komenteve të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe zyrtarëve të tjerë turq, që vunë në diskutim traktatet ndërkombëtare të kufijve mes dy vendeve. Megjithatë, një keqinterpretim i komenteve të fundit të Erdoganit, të cilat u interpretuan se ai kishte bërë thirrje për një referendum në rajonin grek të Thrakës, e agravuan në mënyrë të panevojshme situatën.

Pas kësaj gafe, shefi i zyrës së shtypit të ambasadës greke në Turqi është urdhëruar të kthehet në Athinë. /360grade.al

Share: