Home KRYESORE Toka e trashëguar jo “ish” pronarit, por të quajturit pronar trashëgimtar autokton!

Toka e trashëguar jo “ish” pronarit, por të quajturit pronar trashëgimtar autokton!

Nga Kristo Qesari, Qeparo Himare

Ju lutem, këtë problem shikojeni pak më thellë, pasi në këta 26 vjet, (pa përmendur kohën e diktaturës, pasi për atë “votonin me dëshirë të madhe e të plotë” edhe ish të burgosurit politikë!) nuk kanë qenë të tremburit, të gjunjëzuarit, të pasigurtët, të pavendosurit, që nënkupton ne që na vendosën nofkën “ish” pronarët!

Ata e kishin si një qëllim i mirëfilltë i mafies së tokave në pushtet, të cilët po qëllimisht shkatëruan e rafshuan çdo gjë, të cilat nuk i kish ndërtuar “Partia”, por vetë dora, djersa, mundi dhe gjaku i njeriut të thjeshtë, duke u ushqyer vetëm me bukë e kripë e qepë për rrjesht 45 vjet.

Ne “ish” pronarët u detyruam të largohemi, ku sot pjesa dërmuese e jona ndodhemi në mërgim, në pamundësi e pa të drejtë vote, pasi mafia e tokave në pushtet për rresht 26 vjet, nuk ka dashë, ku as sot nuk i intereson një votim elektronik siç e ka e gjithë bota demokratike, ku edhe astronautët po të ndodhen në Hënë u jepet mundësia të votojnë…

Pra, ata që mbajnë fort në pushtet, “ish elitën” komuniste, kanë qenë dhe janë të përkëdhelurit, që dje quheshin “njeriu i ri socialist” deri pas vitit 1991 kur “kumbari” Ramiz e pagëzoi dhe e quajti me emrin “pronari i ri”!

Janë pikërisht këta që janë shpërblyer me tokat tona të “ish pronarëve” dhe si “prindër” të tyre që mbajnë “bijtë” e tyre në “politikë” e në “pushtet” në fakt sot janë kthyer në “një bandë” ose më saktë në një “krah ushtarak” i tyre të cilët si një mafie e organizuar më së miri, nën drejtimin e bijve të tyre në “politikë” dhe në “pushtet” për çdo ditë ushtrojnë dhunë dhe terror brenda dhe jashtë vendit!

Atëherë ajo që kthen në normalitet këtë vend, shkaku që po vuajmë këto pasoja qëndron vetëm tek toka e trashëguar e cila ka mbi 70 e ca vite që mohohet dhe sot “ish elita” komuniste po e grabit për interesat e pista të saj, me qëllimi që në pushtet të qëndrojë përjetësisht!

Pra, para çdo reforme, qoftë edhe “reforma e drejtësisë” e cila po kthehet në legjendë, patjetër më parë se çdo gjë tjetër, pa asnjë kusht që duhet ti ishte kthyer toka e trashëguar jo “ish” pronarit, por të quajturit pronar trashëgimtar autokton!

Share: