Home KRYESORE VIDEO/ Artan Hoxha publikon videot nga jugu: Ja dy pistat e drogës...

VIDEO/ Artan Hoxha publikon videot nga jugu: Ja dy pistat e drogës dhe si u përdorën nga italiani Guido Guidi

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, bashkë me grupin e xhirimit të News24 ka zbuluar dy pista të përdorura nga narkotrafikantët në jug të vendit. Në News24, i ftuar në rubrikën “Opinion” gazetari Hoxha sqaroi se njëra nga pistat është një fushë në malin e Cajupit, e përdorur që në 2012-n për këtë qëllim, ndërsa tjetra në Kardhiq të Gjirokastrës.

“Xhungël sjell pamje ekskluzive nga dy pista të përdorura për avionët e narkotrafikut në jug të vendit. Menjëherë pas investigimit të Xhungël, Policia e Shtetit merr masa urgjente dhe nxjerr jashtë funksionit të dyja pistat”, shkruan ai në Facebook.

Ndërkoha, Hoxha shton se këto 2 pista janë përdorur në vitet 2013-2014 nga piloti Guido Guidi, i cili u ndalua pas rënies me avion në Ishëm.

“Për më tepër këto dy pista janë përdorur më parë, përgjatë viteve 2013-2014, nga piloti veteran italian, Guido Andrea Guidi, i cili u rrëzua me 15 shtator 2016 ndërsa inauguronte pistën e re në Grykëderdhjen e Lumit Ishëm.

Çfarë po ndodh me pilotin italian ndërsa ai shijon i lirë ditët e qëndrimit në Shqipëri, dhe pse prokuroria nuk po kryen asnjë hetim në lidhje me këtë çështje”, shkruan Hoxha.

Në studion e News24, Hoxha tha se bashkë me grupin e xhirimit për 1 muaj e gjysmë është bërë identifikimi i 2 pistave të përdorura më parë nga Guido Guidi.

“Për gati 1 muaj e gjysmë kemi mundur të bëjmë identifikimin ku ndodhen këto pista, për çfarë janë përdorur, a i plotësojnë parametrat. Sot bëhen 46 ditë nga momenti kur Guido dhe Guidi ngecën në pistën e sajuar të Ishmit. Ai ka qenë aty për ta inauguruar këtë pistë. E mbani mend zhurmën e madhe që u bë më 15 shtator, pastaj çfarë ndodhi gjatë asaj pasditeje, në mbrëmje, shoqërimi im nga Prokuroria e Krimeve të Rënda… Ky është një nga rastet tipike kur thuhet çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Gjithë kjo në 1 muaj e gjysmë na ka bërë që të përfshihemi. Jam thirrur 2 herë nga Prokuroria dhe edhe sot jam pa mjetet e mia të punës. Kjo gjë është bërë pengesë në punën time pasi në 2 celularët e mi kisha të gjithë numrat”, tha Hoxha.

Gazetari Hoxha përshkroi me detaje pistën e Çajupit, aty ku sipas burimeve të tij, janë ulur avionë për t’u ngarkuar me drogë që nga viti 2012-të

“Njëra pistë është në zonën e Malit të Çajupit, mbi 120 metra lartësi. Zona ka një rrugë të asfaltuar, atje mund të shkosh me çfarëdolloj mjeti, fushë e rrethuar me male. Për të shkuar tek qafa e Çajupit, makina ngjitet dhe pastaj zbret deri aty. Kjo është pamja fiks. (Transmetohet video) Fusha është cilësisht më e mirë se ajo e sajuara në grykëderdhjen e Ishmit. Aty nuk ke valë celulari. Në krahun e djathtë të saj ka kanale kulluese, kurse pjesa tjetër është me bar natyral të paprekur, nuk është punuar më që nga kohërat e komunizmit. Pista ka gjatësi prej 1 km e gjysmë, vetëm pjesa ku ulet aeroplani është përdorur që në 2012”./360grade.al

Media

Share: