Nga Azem Parllaku
Nga Shishtaveci dje, fole për; diellin, futbollin, borxhet, hodhi thumba boll.
U tha atyre që e dëgjonin “varrosni patatet”, teksa arsimimi i “nxëdijësve” këtu, ka vdekur me kohë, zoti Kryeministër, dhe Pse!?
Puntorë dhe arsimdashës, shishtavecarët e komuniteti i fshatrave përreth e kanë të konsoliduar statusin e njerëzve të edukuar, standart ky që, ata e kanë dëshmuar si protagonistë në fusha të ndryshme jetësore.
Ndërsa, bëhet fjalë për këtë bashkësi vlerash, sot do të artikulohet pikërisht arsimimi, e në fokus do të jetë ai i mesëm.
Ka qenë tetori i vitit 1924 kohë kur, në Shishtavec u hap shkolla në gjuhën shqipe, e ku si mësues i parë shërbeu shqiptari nga Kosova Xhevdet Doda, i cili sot është i listuar si “Hero i Popullit”, mbasi u vra në Luftën për clirimin e Atdheut.
Nxëdijësit e parë të kësaj shkolle ishin nga fshatrat Shishtavec dhe Novosej, njëri prej tyre Rrahman Parllaku “Nder i Kombit”.
Me kalimin e viteve numri i atyre që e frekuentuan shkollën u rrit ndjeshëm, ndërkohë u shtuan dhe mësimdhënësit, në mesin e të cilëve spikatën; Sali Kolgeci, Muharrem Domi, Rexhep Shpendi, Xhelal Hardolli, Myslim Sina, Emine Sina, etj.
Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, shkolla u mbyll, për t’u rihapur në tetor të vitit 1944 , dhe deri në vitin 1950 funksionon si shkollë fillore, teksa mbajti emrin “Qemal Stafa”, pas këtij viti funksionon si shkollë 7-vjecare dhe mbajti emrin “Hysen Cino”.
Të dhënat e plota të zhvillimit të arsimit në zonë para dhe pas viteve 1950, i kanë trajtuar nëpërmjet hulumtimeve të tyre autorët; Zenulla Bala, Elmaz Dokle, Avdi Noka, etj.
Ajo cfarë është intriguese, mbetet fakti që, në këtë vit mësimor në Shkollën e Mesme të Përgjithëshme të Shishtavecit, janë ulur 50 nxënës më pak në krahasim me vitin e kaluar.
Arsyeja, ka të bëjë me atë që tashmë quhet si “vdekje e shpresës”, e që është shndërruar në një makth për një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve.
Të gjithë këta ish-nxënës, i janë dorëzuar fatit, me shpresën se ai do t’i mëshirojë, për të fituar të drejtën e qëndrimit në vendet e Europës Perëndimore, ku së bashku me familjet e tyre kanë emigruar gjatë stinës së dytë të këtij viti.
Shkolla e Mesme Bujqësore e Shishtavecit, u hap në vitin 1976. Fillimisht me pak nxënës që studiuan në degën e agronomisë, interesi dhe numri i nxëdijësve u rrit ndjeshëm në vitet që, pasuan nga hapja e saj.
Në vitin 1987 u hap dhe Shkolla e Mesme e Përgjithëshme, e cila u frekuentua masivisht nga nxëdijës të fshatrave; Shishtavec, Novosej, Borje, Kollovoz, Shtrezë, Turaj, Ceralevë dhe Oreshkë, duke sjellë kështu mbylljen e degës Bujqësore në vitin 1993.
Duhet theksuar se përgjatë këtyre viteve në këtë shkollë mësuan një numër i konsiderueshëm i atyre që sot i janë bashkuar, pse jo dhe shkëlqejnë armatës së intelektualëve brenda dhe jashtë vendit.
Ndryshe, po ndodh përgjatë viteve të fundit, ku fatkeqësisht gjithnjë e më pak nga ata që frekuentojnë këtë shkollë, kanë mundur të ndjekin studimet e larta në degët e preferuara, kjo për faktin se nuk kanë mundur dot të listohen si fitues edhe pse e kanë shprehur këtë dëshirë.
Ky realitet ka bërë që, shumë nga ata që duan të vazhdojnë Universitetin, të dekurajohen mbasi nuk rezultojnë fitues në degët e preferuara, e për më tepër u duhet të ulen në auditorët e universiteteve të rretheve të largëta.
Duke e investiguar këtë fakt, një pjesë e nxënësve dhe komuniteti i prindërve hedhin fajin mësonjësve, ndërsa pjesa tjetër e gjejnë fajin tek vetja.
Sot në këtë shkollë janë të ulur 152 nxënës, teksa me gishta numërohen ata që, me të vërtetë konsiderohen nxëdijës të zellshëm.
E vetmja gjë që funksionon mëse normalisht është ndezja e sobave për ngrohje, përfshirë dhe përkushtimin e mësuesve për të dhënë maksimumin e tyre si “profesionistë”.
Një pasqyrë e vërtetë, por ironikisht në këtë shkollë nuk flitet për një laborator, apo kabinet të kompletuar. Nuk bëhet fjalë për një orë laboratorike në lëndë të tilla si fizikë, kimi, teksa për të zhvilluar një orë informatikë është krejtësisht e pamundur.
Edhe pse ka një planifikim për takimet nxënës-mësues-prindër, thjesht ai mbetet në letër. Kalendari i festave dhe agenda e vizitave të politikanëve, OJQ-ve, ambasadorëve, etj, zbatohet me përpikmëri, c’ka shpesh sjell spostimin e vëmendjes nga misioni që shkolla ka në të vërtetë.
Jo pak herë, përkundër gjithnjë e më shpesh nxënësit e shkollës përdoren për interesa të promovimit të aktiviteteve të ndryshme, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me mësimin dhe shkollën.
Ndërsa uji i pijshëm rrjedh normalisht në cezmat familjare, cuditërisht në cezmat e shkollës rrjedh përherë e më rrallë, c’ka ka e vështirëson të paturit e një higjene normale për një instutucion arsimor sic është vetë shkolla.
Ndërsa pyet mësuesit; Përse sa pak nxëdijës të zellshëm ka në këtë shkollë? E vërteta duhet kërkuar tutje thonë ata! Sipas tyre, duhen fajësuar mësonjësit e shkollave 9-vjecare, mbasi nuk kanë bërë më të mirën, duhen fajsuar vetë nxënësit, të fajshëm janë dhe prindërit, jo pak mëkate kanë dhe strukturat e qeverisjes vendore dhe ato menaxhuese të instutucioneve arsimore.
E ndërsa “faji” vazhdon të mbetet jetim, sot me keqardhje konstatohet se arsimi i mesëm në Shishtavec, thjeshtë po mbijeton.
Informazioni