Home KRYESORE Zbardhet vendimi pse Këshilli i Evropës refuzoi tre kandidatët e Ramës në...

Zbardhet vendimi pse Këshilli i Evropës refuzoi tre kandidatët e Ramës në Strasburg

Këshilli i Evropës i ka rezfuzuar tre kandidaturat e propozuara nga qeveria shqiptare për një vend në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për shkak se procedura e përzgjedhjes së tyre në vendin tonë nuk ka qenë në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja dhe Këshilli i Ministrave të BE-së. Ky është argumentimi zyrtar i refuzimit që KiE i bëri Ina Ramës, Sokol Berberit dhe Gent Ibrahimit. Nga këto tre emra do të përzgjidhej vetëm një prej tyre, por KiE i ka rrëzuar të tre kandidaturat.

“Komiteti rekomandon që Asambleja të refuzojë listën në kuadrin e procedurave të përzgjedhjes kombëtare që nuk duket të kenë qenë në përputhje me standardet e kërkuara nga ana e Asamblese dhe Këshilli i Ministrave”, thuhet në shpjegimin zyrtar të KiE në faqen e internetitwww.semantic-pace.net.

Përzgjedhja e këtyre tre emrave në vendin tonë u bë nga komisioni i ekspertëve, i kryesuar nga Luan Omari dhe nga anëtarët Kristaq Traja, ish-anëtar i Gjykatës së Strasburgut, Bashkim Dedja, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Hoxha, dhe Artur Metani, drejtorit të departamentit të Antikorrupsionit në Kryeministri./LAPSI.AL/

Share: