Home KRYESORE Erdogan: Do dekretoj dënimin me vdekje!

Erdogan: Do dekretoj dënimin me vdekje!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan rikonfirmoi sot se do të dekretonte rivendosjen e dënimit me vdekje nëse Parlamenti do ta votojë këtë çështje, duke shpërfillur paralajmërimet e Bashkimit Evropian që e konsideron një masë të tillë si të papajtueshme në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në bllokun e BE-së.

Në përgjigje të një turme sigurisht te organizuar nga vete ai dhe që po protestonte me parrullen “Duam dënimin me vdekje”, Erdogan u shpreh se megjithëse ju e dëshironi, kjo çështje nxit shqetësimin e këtyre zotërinjve.

“Si t’u përgjigjen atyre ? Unë do ta dekretoj këtë vendim nëse më parë do të miratohet nga Parlamenti”, është shprehur Erdogan.

Share: