Home KRYESORE Avramopoulos: Pakti Turqi- BE duhet të vijojë me çdo kusht!

Avramopoulos: Pakti Turqi- BE duhet të vijojë me çdo kusht!

Marrëveshja mes Turqisë dhe Bashkimit Europian duhet të vijojë me çdo kusht. Apeli vjen nga Eurokomisioneri për migrimin Dimitris Avramopoulos, i cili tha se pakti është kyç për të ndaluar rrjedhën e të gjithë klandestineve që udhëtojnë nga Turqia në Greqi nëpërmjet Detit Egje.

Kriza me të cilën po përballemi të gjithë, është larg zgjidhjes, tha Avramopoulos, gjatë një forumi në Athinë të organizuar nga Zyra për Mbështetjen e Azilit Europian, duke shtuar se vendet anëtare të bashkimit europian duhet të marrin më shumë refugjatë dhe të dërgojë më shumë eskpertë të azilit për të ndihmuar vendet me ngarkesën më të madhe të krizës sic ëhstë greqia , ku tensionet në kampet e tejmbushura sa vijnë dhe përkeqësohen.

Shqetësimi i Greqisë por edhe komisionerit vjen pas deklaratës së presidentit Rexhep Tahip Erdogan se do të prishë marrëveshjen në rast se qeveritë europiane marrin në konsideratë rezolutën jo detyryuese të Parlametit Europian për të ngrirë negociatat e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Europian.

Aktualisht Greqia ka strehuar rreth 60 mijë refugjatë të regjistruar, një situatë e cila nuk po menaxhohet nga autoritet. Procesi i ngadaltë ka ngjallur zemërim në mesin e emigrantëve teksa në kampet e mbushura përtej kapaciteteve shpehsherë shpërthejnë trazira. Në shenjë pakënaqësie, emigratët u vendosin zjarrin kampeve.

Share: