Home KRYESORE Aksidenti në Vlorë/ Gjykata lë në arrest shtëpie drejtuesin e X6-ës

Aksidenti në Vlorë/ Gjykata lë në arrest shtëpie drejtuesin e X6-ës

Drejtuesi i mjetit BMë X6 që ra në gropën e hapur për punimet e Lungomares do të qëndrojë në arrest shtëpie. Petraq Beja ishte arrestuar nga policia menjëherë pas aksidentit që i kushtoi jetën kushëririt të tij 17 -vjeçar dhe vendimin për ta mbajtur në arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike e mori sot Gjykata e Vlorës. Po sot u arrestua edhe shefi i aksidenteve të rënda në Policinë Rrugore të Vlorës, Myslym Ismailaj. Ai akuzohet se në datë 29 nëntor 2016, rreth orës 10:00, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar shtetasi i plagosur në aksident Petraq Beja dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin.

Share: