Home KRYESORE Aksidenti tragjik/ Ndalohen drejtuesit e firmës që kryen punimet e Lungomares

Aksidenti tragjik/ Ndalohen drejtuesit e firmës që kryen punimet e Lungomares

Policia ka ndaluar dy punonjës të firmës “Xh & M Sh.p.k”, e cila po kyen punimet në rrugën qe ndodhi aksidenti me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari. Ata janë Ilirian Tahmazi, me detyrë Përgjegjes i Sigurimit Teknik dhe Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier zbatues i projektit. Akuza që rëndon mbi ta është “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. 17-vjeçari gjeti vdekuej pasi makina ku ai udhëtonte, një BMW X6 ra në një kanal të hapur nga firma kontraktore për ndërtimin e Lungomares.

Share: