Home KRYESORE Artan Fuga zbulon Anna Frankun shqiptare…

Artan Fuga zbulon Anna Frankun shqiptare…

Ida Nurce: Perse Artan Fuga, i titulloi shkrimet e mia “Flete nga Ditari i Anna Frank”?

Artan Fuga:- Sepse gjeta atje të njejtin sinqeritet tronditës të një vajze të re përballë një shoqëria që ajo merr kurajon ta gjykojë. Sigurisht shoqëritë dhe kushtet historike janë krejt të ndryshme, por sinqeriteti është tronditës.

Pastaj sepse shkrimet e tua kapin detaje njësoj si në një ditar ku ai i Ana Frankut nuk ka të krahasuar me gjë tjetër. Me kë ta krahasoja??? Poashtu, brishtësia e përshkrimeve dhe narracioni linear, pa patetizem, më solli ndërmend butësinë tragjike të vajzës hebre.

Gjithsesi dy shoqëri që sikurse të gjitha shoqëritë e kanë shumë vështirë ta kuptojnë brishtësinë e femrës, aq më shumë të vajzës, dhe prandaj janë brutale sipas formës së tyre. Sigurisht ty shoqëria nuk të rrezikon të të internojë më, as të të djegë, as të të helmojë, por ka anë të saj që të plagosin në shpirt, nuk t’i japin të drejtat, të gjymtojnë, e për t’u ngritur mbi to, të duhet të shkruash, të dialogosh me veten, e ti ke guximin të mos i mbyllësh ndjenjat e tua në njê ditar, por t’i botosh ato ne rrjete sociale.

A nuk jeni të dyja fajtore pa asnjë faj?

Share: