Ndërkohë që nuk ka ende një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë në BE, mediat greke referuar burimeve vetat diplomatike raportojnë se Athina po shqyrton vendosjen e vetos ndaj vendit tonë.
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se nuk ka ende datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, në raportin e fundit të BE-së. Raporti i progresit është shkruar në një stil të kujdesshëm në një mënyrë që lejon në Tiranë optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë, por nuk ka datë për negociata.
Gjithashtu, ka shumë “njolla gri” për liberalizimin e ekonomisë si dhe mangësi serioze në fushën e krimit të organizuar, të cilat përbëjnë një hap prapa. Marrëdhëniet me Greqinë janë klasifikuar si “përgjithësisht pozitive, me vizita të shpeshta të zyrtareve të nivelit të lartë”.
Aty theksohet vizita e fundit (qershor) e Ministrit të Jashtëm grek Kotzia ne Tiranë, ku, siç u përmend, “të dy vendet diskutuan për krijimin e një mekanizmi të përbashkët për trajtimin e çështjeve dypalëshe.”
Burimet diplomatike në Athinë raportojnë se ceshtjet do të gjykohen në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme (në nivel të Ministrave të Jashtëm të BE-së), që do të mbahet në fillim të dhjetorit.
Pastaj, këto propozime do të diskutohen disa ditë më vonë në samitin e dhjetorit. Vëzhgues me përvojë kanë theksuar se axhenda është aq e komplikuar sa është e vështirë për të marrë një vendim për t’i dhënë Shqipërisë datën e negociatave për anëtarësim.
Para marrjes së ndonjë diskutimi të tillë, Athina është e vendosur të vërë në tavolinë një numër çështjesh, kryesisht atë të qëndrimit të qeverisë shqiptare me minoritetin Kombëtar Grek në Shqipëri, veçanërisht me rastin e shembjes së 19 banesave te tyre ne Himare.
“Në Athinë, perspektiva e vetos nuk është aspak e këndshme, por burime sugjerojnë se, ajo do të vihet nëse kjo është e nevojshme dhe nëse nuk tregohet me vepra vullneti për fqinjësi të mirë”- shkruan gazeta greke.
Ne fakt rasti i Himares nuk duhet konsideruar sic ben kryeministri i cili e vuri thjesht nje numer ne prishjet e kryera ne kuader te Rilindjes se qendrave urbane, por sa te drejta dhe nese jane bere sipas ligjit edhe ato te tjerat?
Po, rasti i Shkodres kur kryetarja Voltana Ademi nuk ju bind urdherit te kryeministrit per te prishur disa ndertesa pa respektuar kanalet ligjore, mund te merret si pike reference dhe si nje precedent kur shteti konsideron te drejtat e individid.