Home KRYESORE Aulon Kalaja: do e gdhijme para parlamentit, per te mbrojtur Shqiperine tone...

Aulon Kalaja: do e gdhijme para parlamentit, per te mbrojtur Shqiperine tone nga plehrat.

Nga Aulon Kalaja

Neser, dite e merkure, ora 23:00, nje grup djemsh dhe vajzash, do e gdhijme para parlamentit, per te mbrojtur Shqiperine tone nga plehrat.

Do jemi te bashkuar, per te pritur te nesermen, diten finale, kur ne Parlament do te votohet pro ose kunder ligjit te importit te plehrave ne Shqiperi.

Ashtu si tre vjet me pare kur mbrojtem vendin nga armet kimike duke e gdhire, neser ftoj cdo te ri dhe te re, cdo njeri te lire dhe te zakonshem te ketij vendi, te djathte, te majte, te qendres, cdo media te jete bashke me ne, para Parlamentit.

Kjo eshte beteja e te gjitheve pa dallim, kjo eshte finalja e finaleve, ia kemi borxh vetes tone, familjeve tona, femijeve tane.

Nata do jete e gjate dhe e ftohte, keshtu qe merni batanije me vete dhe te bashkuar si asnjehere me pare te detyrojme politiken te votoje kunder plehrave!

Me ndihmen e Zotit, Te Bashkuar Kunder Plehrave!

Share: