Tre persona u arrestuan nga policia e Malësisë së Madhe për plagosje të një personi në fshatin Vrakë. Në pranga janë babë e bir dhe nipi, Dan Toskaj, Besmir Toskaj, Edmir Toska.
Këta persona dyshohet se tek një lokal në fshatin Vrakë kanë goditur me sende të forta shtetasin Q.S. për motive hakmarrje pasi prej disa vitesh janë në konflikt të ashpër si familje.
I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në Torovicë policia ka shmangur një vrasje, pasi ka mbërritur në kohë në vendin e konfliktit.
Në pranga u vendos Agron Gjeka 40 vjeç, i cili për çështje pronësie tentoi të vriste me armë gjahu një bashkëfshatarin e tij 31 vjeçar.