Nga Majlinda Bregu
“Ne qëndrimet e mia gjate ketyre viteve ne opozite në Bruksel a kudo jam ndodhur,kam mbrojtur përpjekjet 25 vjeçare të Partisë Demokratike dhe ëndrën e demokratëve shqiptarë për ta parë Shqipërinë në Evropë.
Kam mbrojtur po ashtu punën time 7 vjeçare si Ministre e Integrimit dhe qëndrimet programore të PD për të nxitur antarsimin e shpejt të Shqipërise ne BE.
Edhe sikur të dua unë apo Lulzim Basha të bllokojme Integrimin e Shqiperise ne BE, nuk na lejon historia jonë.
Se kam bere dhe s’ do ta bej KURRE!
Asnje Dite, asnje Ore!
Jam “e denuar” t’i kushtoj me shume vemendje shprehjes se vetvetes se sa mohimit te vetvetes.
Kete e kam bindje! Kete do te mbroj!
***
Nje pjese ngaDeklarata te miat:
1.Dialogu i nivelit te larte, 25 mars 2015
“Nuk ka folës në këtë tavoline që nuk lutet për hapjen e negociatave të anëtarësimit sa më shpejt aq më mirë”.
“Komisioni dhe Shtetet Anëtare të BE-së, duhet të shmangin vonesat ne hapjen e negociatave të anëtarësimit, siç ka ndodhur me statusin kandidat. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme për ju, por është mënyra e vetme që siguron qëndrueshmeri dhe mosdalje nga përpjekjet e përbashkëta të bera deri më tani “.
2. 16 nentor 2015, takim Keshilli Kombetar i Integrimit per raportin e Progresit te KE 2016, ne presence te drejtorit te pergjithshem te zgjerimit, Danielsson.
“Ndaj më lejoni ta mbyll, duke përsëritur atë çka e kemi diskutuar
shpeshherë të gjithë bashkë dhe që lidhet drejtpërdrejt me këtë takim: hapja e negociatave me Shqipërinë nuk mund të jetë një garë pa kohë. Këtu ne, pala shqiptare, jemi të gjithë dakord
3. Dialogu i nivelit te larte, 30 mars 2016
“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se hapja e negociatave për
anëtarësim, pa I kushtuar vemendje vlerave themelore evropiane do të jetë vetëm një lojë hijesh.
Por hapja e negociatave nuk mund të jetë një garë pa një afat kohor. Ndryshe do të jetë më e vështirë për të gjithë ne për t’u kujdesur për nivelin tonë të demokracisë. Ju duhet të kujdeseni për të.
Për disa arsye:
Së pari, sepse kjo është Evropa dhe se BE-ja ka mundësi të humb shumë nga ndikimi ndërkombëtar i saj në qoftë se nuk qëndron ne mbrojtje te vlerave te saj.
Së dyti, për shkak se vete BE do të ketë më shumë sukses në arritjen e qëllimeve të veta politike.
Së treti, sepse unë besoj se anëtarësimi në BE nuk është një prioritet për një botë më të mirë, por anetaresimi do të thote se një faqe eshte kthyer, dhe gjithashtu një periudhë e vështirë me të. “
3. 30 mars 2016 takimi KKIE ne prezencen e Komisionerit Hahn
“Anetaresimi ne BE nuk eshte nje garanci per nje bote me te mire, por do te nenkuptonte garanci per nivelin tone te demokracise, duke filluar nga zgjedhjet e lira e te ndershme dhe sundimi i ligjit dhe deri tek standartet e perditshme te cilat sot jane te kercenuara fatkeqesisht nga terrorizmi edhe ne Europe”.
4. Mbledhje Keshill Kombetar i Integrimit ,19 korrik 2016
“Unë vazhdoj të besoj se Europa është interesi ynë i parë kombëtar, i panegociueshëm, i detyrueshëm dhe i pandryshueshëm. Votimi i reformës në drejtësi nga të gjithë ne është interesi ynë kombëtar. Mosvotimi i saj jo vetëm që nuk është interesi ynë kombëtar, por sigurisht nuk është dhe nuk mund të jetë interesi politik i asnjë force politike”
5. Keshilli i Stabilizim Asocimit, Bruksel 8 Shtator 2016.
” Komisioni duhet te propozoje Hapjen e Negociatave kete vit. Ky eshte i vetmi shans per te ecur perpara ne zbatimin e reformave, per te ndalur vjedhjen e zgjedhjeve, perfshirjen. E e personave me precedente kriminale ne politike, zbatimin e 5 prioriteteve.Eshte i vetmi mekanizem per te ndaluar shkeljen e standarteve nga qeveria”
6. 10 Tetor 2016. Takimi me kryetaren e komisionit te ceshtjeve Europiane te Parlamentit Frances:
“Rruga e vetme per te kerkuar zbatim te standarteve Europiane dhe demokratike ne Vend, eshte mos nderprerja e procesit te Integrimit te Shqiperise ne BE. Negociatat e anetaresimit nuk hapen per Qeverine, por per Shqiptaret!”
Parlamenti Shqiptar : 20 Tetor 2016
“Ne ne duhet celja e neg te anetaresimit. Ne pamje te pare duket sikur hapja e neg ndihmon qeverine por qe te mundesohet monitorimi i reformave te vecanta duhet hapja e negociatave. Celja e neg è procesi jetik sot per shqiptaret.”