Miliarderi, Xhorxh Soros, një nga sponsorët kryesorë të fushatës së Hillari Klintonit, nuk mund të pajtohet me fitoren e zgjedhjeve presidenciale nga republikanët, konkretisht nga Donald Trump.
Biznesmeni amerikan me origjinë hungareze ka mbledhur një numër të madh të liberalëve jashtëzakonisht të pasur në Uashington. Me ta do të mbajnë një takim në “Mandarin Oriental”, takim ky i cili do të zgjasë tri ditë dhe qëllimi është përpjekja për të gjetur mënyra për të sabotuar fitoren e Trampit. Në takimi marrin pjesë edhe zyrtarë politikë, si Nensi Pelozi, kreu i demokratëve në Senat, Senatorja Elizabeth Uorren dhe të tjerë.
Këto takime do sjellin hollësi për strategjinë e sabotimit të planit Tramp në 100 ditët e para të mandatit, të cilat grupi i konsideron “sulm të tmerrshëm për arritjet e Barak Obamës.” Xhorxh Soros u përfshi në mënyrë aktive në fushatë gjatë zgjedhjeve brenda partiake, ku dhuroi 25 milionë dollarë në Partinë Demokratike.
Ai e bëri këtë veprim pasi nuk mund të toleronte që Trampi të jetë në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, por edhe pse nuk arrit ta ndalojë, tani nuk do të ndalet me kaq./360grade.al