Home KRYESORE “Bomba” e deputetit të Merkelit në Tiranë: S’ka negociata, arrestoni zyrtarët e...

“Bomba” e deputetit të Merkelit në Tiranë: S’ka negociata, arrestoni zyrtarët e korruptuar, verifikoni pasurinë e gjyqtarëve

Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman Gunther Krichbaum ka folur qartë sot në Tiranë duket per te mos lene mundesi per skuza dhe juftifikime nga ana e qeverise dhe shumices qeverisese.

Ai deklaron se Gjermania nuk do të votojë pro hapjes së negociatave pa bërë më parë hapa konkrete nga ana e politik-bërësve shqiptarë.

“Duhet të arrestohen zyrtarët e korruptuar si dhe duhet bërë verifikimi (vetingu) i pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, tha ai.

Reforma në drejtësi duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme në mënyrë që të forcohet në mënyrë tërësore niveli i integritetet dhe cilësia e drejtësisë. Ky proces duhet të jetë në përputhej me standardet e BE dhe ky proces përfshin verifikimin e plotë të pasurisë së rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Të mos ketë asnjë kushtet për përfaqësuesit ndërkombëtarë. Më pas të merren masa ligjore dhe individuale”, tha deputeti gjerman.

Reforma në drejtësi, shtoi ai, ka rol vendimtar veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit. “Tani për tani ky proces është shtyrë, por ne po presim që së shpejti të ketë shumë sqarime të kësaj çështjeje.

Gjithashtu, Krichbaum u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa pas në luftën ndaj trafikut të drogës. Ai e cilësoi luftimin e këtij fenomeni bashkë me plotësimin e standardeve të zgjedhjeve kushte për hapjen e negociatave.

“Hapa pas në luftën e trafikut të drogës, BE duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje luftës ndaj trafikut të drogës. Lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikuat të drogës janë kushte kryesore për ndërtimin e një shoqërie demokratike. Këto duhet përmbushur para se të japim votë pro për çeljen e negociatave. Këto problemi i kemi dhe me Malin e Zi”, tha ai.

Gjithashtu ai veçoi edhe dekriminalizimin si kusht pasi ende tha deputeti gjerman njerëz të inkriminuar mbajnë poste publike. “Ende në Shqipëria ka persona që janë dënuar nga gjykata apo ka urdhër arreste ndërkombëtare që kryejnë funksione publike”.

Share: