Deputeti i qarkut Lezhë, Eduart Ndocaj, ka reaguar lidhur me situatën e shkaktuar nga përmbytjet në zonën e tij elektorale por edhe në të gjithë vendin.
Sipas tij, institucionet heshtin pavarësisht se ai prej kohësh e ka ngritur zëri për këtë fenomen.
Ja çfarë shkruan Eduart Ndocaj ne Facebook:
Mbijetesë në kohe permbytjesh!
Kam kohë që e ngrej zërin për përmbytjet ne Lezhë dhe në gjithë Shqiperinë dhe nga institucionet ka patur heshtje totale.
Sot, situata është dramatike në vend dhe në Lezhë. Ju bej thirrje institucioneve të marrin masat e nevojshme sepse rrezikojmë te kemi katastrofa serioze e me pasoja. Është absurde dhe e papranueshme që sa herë bie shi Shqipëria kthehet në liqen.
Shpresoj Zoti të ketë mëshirë të ndaloje reshjet, se sa për institucione na ka marrë lumi.